Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është në përgatitje për një udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fillim të marsit 2025, me vizë speciale, mëson Maska.al.
Kjo lëvizje e papritur ka ngritur shumë pikëpyetje, duke pasur parasysh se Berisha është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit që prej majit 2021.
Kjo vizitë vjen pas ardhjes se udhëheqësit të fushatës zgjedhore të presidentit Trump, LaCivita i cili është angazhuar nga Berisha për fushatën e 14 Majit.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga pala amerikane nëse Berisha ka marrë lejen për të udhëtuar.
Por, nëse ky udhëtim realizohet, ai mund të shënojë një kthesë të madhe në raportet e tij me SHBA-në dhe politikën shqiptare.