Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta e mbështetësve të Veliajt, SPAK shkresë Ministrisë së Brendshme: Duhet përgjegjësi, u sulmuan gjyqtarët dhe prokurorët

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Protesta e mbështetësve të Veliajt, SPAK shkresë Ministrisë së Brendshme: Duhet përgjegjësi, u sulmuan gjyqtarët dhe prokurorët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka dërguar një shkresë zyrtare për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme lidhur me protestën që u zhvillua dy ditë më parë në mbrojtje të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe mosmarrjen e masave nga forcat e rendit.

Sipas SPAK, Gjatë protestës së zhvilluar të hënën e 12 shkurtit, protestuesit kanë penguar lëvizjen e prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit, duke sulmuar automjetet dhe kanë përdorur fyerje dhe kërcënime ndaj tyre.

Referuar shkresës, SPAK e konsideron qëndrimin e Policisë së Shtetit, një shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe një cënim serioz të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

Njoftimi

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përmes një shkresë zyrtare me nr. protokolli 5458, dt. 14.02.2025, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit duke i shprehur shqetësimin mbi mungesën e reagimit në garantimin e sigurisë dhe rendit publik, përpara dhe  gjatë seancës gjyqësore më datë 12.02.2025 ora 08:30, përpara ambienteve të SPAK dhe Gjykatave të Posaçme.

Seanca gjyqësore zhvillohej për marrjen në pyetje të personave nën hetim E.V, A.X, E.A, G.S, M.P, F.B, dhe Sh.F për verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit.

Gjatë protestës së zhvilluar më 12.02.2025, protestuesit kanë penguar lëvizjen e prokurorëve, gjyqëtarëve dhe personelit duke sulmuar automjetet dhe kanë përdorur fyerje dhe kërcënime ndaj tyre.

Bazuar në legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi, objektet ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre SPAK dhe Gjykata e Posaçme mbrohen nga Garda e Republikës. Po ashtu në nenin 7, pika 1, gërma “l” e ligjit nr. 33/2021 “Për gardën e Republikës së Shqipërisë”, parashikon  bashkëpunimin e Gardës së Republikës me Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë, veçanërisht në raste të situatave të jashtëzakonshme.

Duke u mbështetur tek raportimet e punonjësve të Gardës së Republikës janë kryer kërkesa të përsëritura për ndihmë drejtuar Policia e Shtetit për të garantuar perimetrin e jashtëm të SPAK dhe Gjykatave të Posaçme, duke vendosur një kordon sigurie të forcave policore. Kjo praktikë është ndjekur edhe më parë në protestat e zhvilluara, pranë ambienteve të SPAK dhe Gjykatave të Posaçme.

SPAK ka kërkuar përmes shkresës zyrtare me nr. protokolli 5458, dt. 14.02.2025:

Marrjen e masave nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës për mungesën e reagimit.

Një shpjegim të argumentuar për mungesën e masave si në rastet e ngjashme në incidentin e datës 12.02.2025.

Gjithashtu e konsideron qëndrimin e Policisë së Shtetit një shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe një cënim serioz të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Mosveprimi për të garantuar sigurinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe institucioneve të drejtësisë bie ndesh edhe me standardet ndërkombëtare si dhe ato që lidhen me kushtet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian për mbrojtjen e sundimit të ligjit.

Shkresa i është drejtuar veç Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, edhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si edhe për dijeni Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Previous Post

Nën hetim nga SPAK, Benet Beci darkon me Arben Krajën

Next Post

Berisha tregon prapaskenat e letrës së Nesti Angonit: Balluku i dha listën e përgjimeve Oltion Bistrit

Next Post
Berisha tregon prapaskenat e letrës së Nesti Angonit: Balluku i dha listën e përgjimeve Oltion Bistrit

Berisha tregon prapaskenat e letrës së Nesti Angonit: Balluku i dha listën e përgjimeve Oltion Bistrit

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al