Pas konfirmimit të masës së sigurisë arrest me burg nga GJKKO, kryebashkiaku i Tiranës është zhvendosur mëngjesin e së enjtes në paraburgimin e Durrësit.
Sipas A2 CNN, kreu i bashkisë më të madhe të vendit është akomoduar në të njëjtën dhomë me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja është vënë në pranga pasi dyshohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.