Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Po Mirela Koçollari a është marrë në hetim nga SPAK?! Tendera abuziv në Bashkinë e Tiranës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Po Mirela Koçollari a është marrë në hetim nga SPAK?! Tendera abuziv në Bashkinë e Tiranës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dita-ditës propaganda e ngritur me shumë mashtrime dhe vjedhje për Bashkinë e Tiranës nga Erion Veliaj dhe miqtë e tij, po shëmbet.
Teksa Veliaj ndodhet në qeli, me urdhër të dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), kolegët e tij po kërkojnë “vrimë ku të futen”.

Një ndër ta është Mirela Koçollari, me detyrë drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Promovimit të Qytetit pranë bashkisë Tiranë.

ANK ARCITECTURE shpk është subjekti në pronësi të Albana Koçollari motra e Mirela Koçollari, ku kjo e fundit ka përfshirë kompaninë e motrës së saj duke lidhur kontrata me bashkinë e Tiranës.


Motrat janë denoncuar dhe nga shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu më 19 qershor 2024.


Balliu ka akuzuar motrën e Mirela Koçollarit, se ka marrë miliona lekë nga tenderat publikë.

Mirëpo a do veproj SPAK tashmë dhe ndaj bashkëpunëtorëve të Veliajt?

Deklarata e plotë:
Në Bashkinë e Erion Veliajt vjedhja dhe abuzimi i fondeve të qytetarëve të Tiranës është kthyer në rutin.
Lal djegësi ka ngritur një sistem monstruoz korruptiv ku drejtoret dhe punonjësit e tij i japin tendera familjareve të vet. Fakti që kjo është një përsëritje e vazhdueshme tregon qe është sistemi i ngritur. Patjetër si në çdo institucion nuk mund të ndodhë as një procedurë pa titullarin.
Ajo çka është më tronditëse është amnistia që i është berë Erion Veliajt nga organet e drejtësisë, është e turpshme gjunjëzimi i drejtësisë përball Veliajt.
Drejtësia në dorë të partisë që mban nën arrest liderin e opozitës, pa as një fakt dhe pa as një akuzë nuk mban nën arrest Veliajn i cili ka një mal me prova dhe fakte si dhe akuza konkrete.
E në fakt si rrjedhojë Veliaj vazhdon me sistemin e ti prej kryehajduti.
ANK ARCITECTURE shpk është subjekti në pronësi të Albana Koçollari motra e Mirela Koçollari me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Promovimit të Qytetit pranë bashkisë Tiranë.


Kjo e fundit ka përfshirë kompaninë e motrës së saj duke lidhur kontrata me bashkinë e Tiranës konkretisht:
1. Kontrata dt. 13 Dhjetor 2019 me objekt:
Konsulencë – Ekspertizë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti ‘Shkolla e mesme Sami Frashëri’.
‘Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me rrugë shkresore’, në mbështetje të Vendimit te Këshillit të Ministrave Nr.750, datë 27.11.2019 ‘Për Shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë’ pika 7.1 gërma dh) përjashtimisht, procedurat e prokurimit për mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i dëmeve te shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor t’i zhvillojnë në rrugë shkresore)
Vlera e kontratës 4 950.000 lekë me tvsh

2. Kontrata dt 5 Qershor 2020 me objekt

Studim Projektim për Objektet Arsimore, në kuadër të procesit të rindërtimit, Tiranë, të ndarë në lote: Loti i VII: Studim projektim per objektin: Ndërtimi i shkollës se mesme ‘Sami Frashri’. (Programi i Rindërtimit)

Vlera e kontratës 3.609.225 lekë me TVSH.

3. Kontrata dt. 4 Shkurt 2021 me objekt:
Loti I:Studim projektim,për objektin: ‘Rikualifikim bllokut që kufizohet nga ‘Teodor Keko’, ‘Tom Plezha’, ‘Mikel Maruli’ dhe ‘Loni Ligori’Vlera e kontratës 3.738.000 lekë me TVSH.
Përveç kontratave të mësipërme të denoncuara edhe më parë edhe në media, në datën 7 Qershor 2024 Erion Veliaj paguan motrën e drejtoreshës së tij për kontratën nr.14214/11 me objekt: ‘Studim projektim ndërtim qendra polifunksionale faza 1 + faza 2 + faza 3 në vlerën totale 7.141.200 lekë
Te bashkohemi të premten në orën 11:00 kundër korrupsionit dhe hajdutëve të parave të qytetarëve.
Të premten në ora 11:00 në protestë tek bashkia Tirane për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e bosit të organizatës kriminale ‘5D’.

Tags: Albana Kocollaridenoncimeklevis balliuMirela Koçollaritendera
Previous Post

Kjo është arsyeja pse çiftet nuk diskutojnë problemet e tyre seksuale

Next Post

Si Ardit Saliaj përçau Tifozat Kuq e Zi për përfitime personale, lidhja e tij me Lali Erin dhe shërbimi i fundit që po i bën me portalin e tij

Next Post
Si Ardit Saliaj përçau Tifozat Kuq e Zi për përfitime personale, lidhja e tij me Lali Erin dhe shërbimi i fundit që po i bën me portalin e tij

Si Ardit Saliaj përçau Tifozat Kuq e Zi për përfitime personale, lidhja e tij me Lali Erin dhe shërbimi i fundit që po i bën me portalin e tij

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al