Disa të rinj kanë reaguar në formë simbolik para godinës së Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Mësohet se kanë qenë aktivistët Fioralba Duma, Edison Lika, Sidorela Vatnikaj dhe protestues të tjerë të cilët kanë festuar për arrestimin e tij duke hapur shishe vere para derës së bashkisë.
Gjithashtu Ndue Marku, banor i 5 Majit që pak kohë më parë i është shembur shtëpia ka qenë pjesë e ‘festimeve’ para Bashkisë.