Saturday, May 24, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shell tërhiqet përfundimisht nga Shqipëria me 1.1 miliardë euro humbje

Editor by Editor
February 6, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shell tërhiqet përfundimisht nga Shqipëria me 1.1 miliardë euro humbje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania hollandeze Shell ka vendosur të tërhiqet nga Blloku 4 i kërkimeve në Jug të vendit, ndërsa ka pezulluar të gjitha operacionet e tjera të nxjerrjes së naftës në Shqipëri dhe po konsideron ndërprerjen përfundimtare aktivitetit në vendin tonë.

Në pasqyrat e audituara për vitin financiar 2023, të publikuara me vonesë vetëm në fillim të këtij viti, kompania Shell Albania Block 4 B.V.- Dega Shqipëri shprehet se “gjatë muajve të parë të vitit 2024 …drejtimi i Degës ka vlerësuar situatën e operacioneve në Shqipëri. Bazuar në vendimin e marrë nga menaxhimi, nuk ka asnjë synim për të vazhduar aktivitetin e saj të biznesit për një të ardhme të parashikueshme. Drejtimi vlerëson se likuidimi i Degës do të fillojë përgjatë vitit 2025,” thuhet në shënimet e pasqyrave financiare të kompanisë.

Shell Albania Block 4 B.V. është kompania që menaxhon kërkimet në Bllokun 4 të kërkimeve të naftës në Shqipëri, Bllok që shtrihet në zonën Jugore dhe Juglindore të vendit. Kompania i përfitoi të drejtat e kërkimit në këtë zonë me Vendimin e Këshillit të Ministrave të qershorit 2018.

Kontrata parashikonte tre periudha eksplorimi, të cilat në total parashikoheshin të zgjasnin për shtatë vite. Duke marrë parasysh ndërprerjet e shkaktuara nga përhapja mbarëbotërore e pandemisë Covid-19 dhe paqëndrueshmërinë e tregut të energjisë, në vitin 2022 Shell vendosi të pezullonte kërkimet në Bllokun 4, për një afat kohor prej jo më shumë se dy vjetësh.

Por, vitin e kaluar drejtuesit e kompanisë kanë arritur në vendimin që kompania do të zgjedhë të mos hyjë në Periudhën e Dytë të Kërkimit dhe të ndërpresë përfundimisht operacionet në Bllokun 4.

Deri në fund të 2023, Shell Albania Block 4 B.V. raportonte në bilanc humbje të akumuluara për rreth 25 milionë euro, kryesisht shpenzime të kryera për kërkim nafte.

Shell Upstream, drejt largimit me 1.1 miliardë euro humbje

Në një situatë të ngjashme ndodhet edhe kompania më e madhe, Shell Upstream Albania B.V.- Dega Shqipëri, që menaxhon operacionet kryesore të kërkimit të naftës në Shqipëri dhe kryesisht puset e zonës së Shpiragut.

Në pasqyrat financiare të vitit 2023, menaxhimi ka vendosur të mos e konsiderojë më degën në Shqipëri si një aktivitet në vijimësi.

Gjithashtu, kompania ka vendosur të zhvlerësojë puset e kërkimit të naftës për një vlerë totale prej më shumë se 500 milionë eurosh. Zhvlerësimi i një aktivi me fjalë të thjeshta nënkupton njohjen e tij si humbje. Në rastin konkret, zhvlerësimi i puseve tregon se Shell Upstream Albania nuk ka pritshmëri që do të mund të nxjerrë dhe të tregtojë naftë prej këtyre puseve, për të përfituar një vlerë ekonomike prej tyre.

Zhvlerësimi i këtyre aktiveve ka sjellë një humbje para tatimit në vlerën rekord të 54.8 miliardë lekëve për vitin 2023. Në total, Shell Upstream Albania raportonte në bilanc rreth 108.6 miliardë lekë humbje të akumuluara, që me kursin e sotëm përkthehen në afërsisht 1.1 miliardë euro.

“Në fillim të vitit 2024, testet në Shpirag-5 përfunduan me një rezultat që këshillonte kundër vazhdimit të vlerësimit. Duke ndjekur vendimin e drejtimit të Shell Upstream Albania për të përfunduar testin e pusit Shpirag-5 dhe për të mos nisur menjëherë aktivitetin e radhës, kompania aktualisht po vlerëson opsionet e ndryshme për të ardhmen e aktiveve të Bllokut 2-3. Zhvlerësimi i aktiveve në llogaritë e kompanisë u shkaktua nga vendimi i lartpërmendur, pasi deri më sot opsionet për të siguruar vijimësinë nuk janë maturuar për të provuar tregtueshmërinë dhe/ose rikuperimin e vlerës së aktivit… Në këtë këndvështrim, drejtimi nuk e konsideron më Degën si një aktivitet në vijimësi dhe për këtë arsye i ka përgatitur pasqyrat jo në bazë të parimit të vijimësisë” thuhet në shënimet e pasqyrave financiare të Shell Upstream Albania.

Madje, në fund të pasqyrave financiare kompania shprehet se “drejtimi ka pritshmëri të arsyeshme që financimet për përmbushjen e provizionit për çmontim dhe restaurim si dhe për detyrime tregtare dhe të tjera do të sigurohen në të ardhmen nga Shell Treasury në Londër, bazuar në politikën e brendshme të Grupit Shell.”

Kjo lë të kuptohet pritshmërinë për ndërprerjen përfundimtare të operacioneve të Shell në Shqipëri. / Monitor

Previous Post

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Next Post

Del autopisa! 13-vjeçarja shqiptare nuk kreu vetëvrasje, u shty nga tarraca nga ish i dashuri

Next Post
Del autopisa! 13-vjeçarja shqiptare nuk kreu vetëvrasje, u shty nga tarraca nga ish i dashuri

Del autopisa! 13-vjeçarja shqiptare nuk kreu vetëvrasje, u shty nga tarraca nga ish i dashuri

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

May 22, 2025
Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Java e fundit në Serie A: Interi momentalisht kampion, Napoli ka nevojë për fitore

Java e fundit në Serie A: Interi momentalisht kampion, Napoli ka nevojë për fitore

May 23, 2025
Turqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet godet vendin, epiqedra dhe magnituda

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

May 23, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al