Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Kendi i Avokatit

U procedua penalisht nga policia, reagon avokati Altin Goxhaj: 1 vit apo 2 vite burg?!

Editor by Editor
in Kendi i Avokatit, KRYESORE
0
U procedua penalisht nga policia, reagon avokati Altin Goxhaj: 1 vit apo 2 vite burg?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“1 VIT APO 2 VJET BURG PËR AV ALTIN GOXHAJ PËR PROTESTËN ANTISOROS? AVOKATI GOXHAJ PËRFUNDON NË POLICI ME NENIN QË KA RRËZUAR GJYKATA KUSHTETUESE!”

Njoftim nga Avokati Altin Goxhaj, Kryetar i Aleanca Konservatore Për Shqipërinë

“Kur Tiku i Soros dhe Qori i Soros duan protestë, sherrin e kanë me veten ndërsa Policia u bëhet urë! Kur kërkon Tini AntiSoros të bëjë protestë, sherrin e ka me policinë, prokurorinë, gjykatën, gjithë pushteti i Ramës!”

Policia më proçedoi penalisht për të 35-tën herë në këto 35 vjet por për herë të parë si Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë 100 ditë para Zgjedhjeve me një Nen që e ka fshirë nga Kodi Penal, Gjykata Kushtetuese në Maj 2021 dmth Neni i famshëm i rrëzuar i TUBIMIT TË PALIGJSHËM për Protestën e djeshme kundër Axhendës Soros të Shpopullimit dhe shpërbërjes së Shqipërisë që mund të konsiderohet edhe protesta sovraniste kundër shpikjes së Shtetit Bektashi, ardhjes së afrikanëve, çentralit atomik dhe shpikjes së minoriteteve dhe kombësive me zgjedhje! Ky është inçidenti i parë elektoral ku proçedohet Kryetari i një partie politike me një Nen që nuk ekziston (tubimet e paligjshme) 100 ditë para Zgjedhjeve sepse Zogjtë e Qyqes Soros kanë frikë veç Partinë AntiSoros! Ne do të njoftojmë të gjithë ndërkombëtarët jo për tu qarë por për tu fshikulluar surratit çfarë ata i kanë bërë Shqipërisë me Reformën Soros në Drejtësi për llogari të Familjes Soros!

Sqarim: Dje kemi njoftuar Drejtorinë e Policisë sipas ligjit për tubimet dhe ata na thanë se nuk pranohet njoftimi ynë dhe do proçedohemi penalisht! Siç e patë ne i pyetëm protestuesit nëse do rrimë apo do ikim, dhe ata vendosën ta injorojmë vendimin e palkigjshëm të policisë. Protesta u mbajt me korrektesë dhe nga ne dhe nga policia, pas 2 orësh, në 11:00 të natës u paraqita në Rajonin nr 1 të Policisë së Shtetit ku mu komunikua nisja e proçedimit penal për nenin që nuk ekziston 😀 Unë i deklarova Oficerit të Policisë Gjyqësore “Ne jemi gati të japim edhe jetën për të mbrojtur Sovranitetin Kombëtar dhe le më të refuzojmë një urdhër të paligjshëm grotesk të Qeverisë së Soros që kërkon të zhbëjë Shqipërinë”

P.s. Neni 262 i Kodit Penal me të cilin më proçeduan për zhvillim pa leje është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në 4 Maj 2021

Neni 262 “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”

“Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.  Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. ”

Previous Post

Policia procedon penalisht avokatin Altin Goxhaj, arsyeja është shokuese

Next Post

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Next Post
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al