Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sherr në Bashkinë e Vlorës për t’i dhënë Ujin e Ftohtë grabitësit Moisi Lazaj për pallate, Ermal Dredha pjesë e pazarit

Editor by Editor
January 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sherr në Bashkinë e Vlorës për t’i dhënë Ujin e Ftohtë grabitësit Moisi Lazaj për pallate, Ermal Dredha pjesë e pazarit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një situatë jashtë normales ka ndodhur sot në këshillin bashkiak të Vlorës. Tentativa e dytë për të marrë një tokë për llogari të një firme ndërtimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nëpërmjet bashkisë, është kthyer në një “mollë sherri” nga këshilltarët demokratë dhe socialistë, por në fund nuk është votuar as nga këta të fundit, ndoshta nga frika e SPAK.

Toka është sipërfaqe shtet dhe gjendet në Lungomare, por është në proces gjyqësor të një qytetari. Me kërkesë të kompanisë klienteliste të Ermal Dredhës, (Lazaj 2002), e cila ka zbardhur lejen për objektin që do të ndërtojë, por që do të përfitojë edhe një sipërfaqe shtetrore me qëllim që të zgjerojë objektin duke marrë dhe këtë pronë, toka është kërkuar që fillimisht t’i kaloj bashkisë dhe më pas kompanisë së ndërtimit.

Pas kompanisë së ndërtimit Lazaj 2002 qëndron Moisi Lazaj, një personazh i dyshimtë që u ka vendosur syrin pronave publike në Vlorë, për të ndërtuar pallate, duke u dhënë në këmbim apartamente zyrtarëve të korruptuar që firmosin për tjetërsimin e pronave publike.

Kjo skemë zhvatje e pasurisë publike ka shkaktuar debate të shumta mes këshilltarëve, ku nga ana e këshilltarëve të djathtë janë hedhur hije dyshimi për procedurën, e cila kërkohet të realizohet brënda një kohë të shkurtër për herë të dytë, por që sipas tyre kjo sipërfaqe nuk mund t’i jepet ndërtuesit pasi ka pronarë në proçes.

Gjithashtu janë hedhur akuza edhe ndaj Juristit të bashkisë Dorian Demiri se në krahasim me parcelën reale ku një prej pasurive të kërkuara (me numër 36/76) kërkohen nga bashkia të kalohen 832 metra nga 451 që është realisht dhe 36/179 nga 99 metra që është, kërkohet të regjistrohen 317 metra.

Përpara votimit kryetari i bashkisë Ermal Dredha dhe juristi janë larguar nga salla, por juristi është thirrur përsëri për të qënë pjesmarrës në sallë. Pas debateve të shumta janë ngritur kartonat e votimit. Vendimin nuk e kanë kundërshtuar vetëm të djathtë, por edhe të majtë kanë abstenuar, ndërsa të tjerë nuk kanë votuar.

Nga ana e kryetares së këshillit është thënë që vendimi kaloi por këshilltarë të ndryshëm janë shprehur se nuk është e vërtetë sepse nuk kanë qënë votat e nevojshme (26 ) për të plotësuar kuorumin dhe është kërkuar verifikimi i votave. Realisht pas numërimit të kartonave rezultoi që votat nuk e plotësonin kurimin dhe për pasojë votimi për nisjen e procedurës për kalimin e tokës fillimisht për bashkinë dhe më pas për firmën e ndërtimit, nuk kaloi.

Plani për grabitjen e Shtëpisë së Fëmijës për të ndërtuar pallate

Një drejtor i skeduar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar në Vlorë, në bashkëpunim me segmente në Ministrinë e Shëndetësisë në Tiranë, kartelin e ndërtimit dhe krimin e organizuar, po boshatisin dhe degradojnë Shtëpinë e Fëmijve me Aftësi të Kufizuara në Lungomaren e Vlorës, me qëllim shembjen e objektit publik, për të ndërtuar kulla private me vlerë miliona euro.

Nga informacionet e siguruara nga Prapaskena bëhet fjalë për Drejtorin e Drejtorisë Rajonale dhe Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë, Kujtim Llapi, njëherësh ndërtues, një figurë të krimit si Marjon Mitro, ndërtuesin Moisi Lazaj dhe segmente nga Tirana, të cilët në bashkëpunim, po punojnë prej vitesh për të boshatisur shtëpinë nga fëmijët aftësi të kufizuara dhe amortizuar qendrën, me qëllim për t’i hapur rrugë planit të tyre për pallat.

Shtëpia e Fëmijve me Aftësi të Kufizuara është hapsira e fundit publike në Lungomare që nuk është zaptuar ende nga karteli i ndërtimit, për të ngritur pallate dhe biznese private.

Për të shkuar në fazën e shembjes dhe privatizimit të truallit, Kujtim Llapi ka ndalur prej vitesh pranimin e fëmijëve të tjerë në këtë qendër, po largon gradualisht fëmijët nga qendra si dhe ka ndaluar çdo investim me qëllim degradimin e objektit.

Për këto veprime në funksion të planit për pallate, ka kontrolle dhe raporte të detajuar të institucioneve publike, ka shkresa, ndërveprime etj. Organet ligjzbatuese, sidomos prokuroria, është ende në kohë për të parandaluar këtë klan korrupsioni për të ngritur pallate në vend të objektit publik, siç është Shtëpia e Fëmijve me Aftësi të Kufizuara në Lungomaren e Vlorës./prapaskena

Tags: Ermal DredhaMoisi LazajpazaritSherr në Bashkinë e VlorësUji i Ftohtë
Previous Post

Zjarri në Urgjencën e re të QSUT, Prokuroria dërgon për gjykim 2 persona

Next Post

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Safet Gjici mbetet në burg

Next Post
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Safet Gjici mbetet në burg

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Safet Gjici mbetet në burg

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Operacioni me 52 urdhër arreste/ Zbardhen disa nga emrat, mes tyre edhe ish-sekretari i Këshillit Bashkiak Durrës

Operacioni me 52 urdhër arreste/ Zbardhen disa nga emrat, mes tyre edhe ish-sekretari i Këshillit Bashkiak Durrës

May 21, 2025
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen në ditët në vijim, ja ku duhet të tregoni kujdes!

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen në ditët në vijim, ja ku duhet të tregoni kujdes!

May 21, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al