Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ambasada Amerikane njofton ndërprerjen e fondeve të institucionet shqiptare pas urdhrit të Trump

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Ambasada Amerikane njofton ndërprerjen e fondeve të institucionet shqiptare pas urdhrit të Trump
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar institucionet shqiptare se ka pezulluar fondet e mbështetjes pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv nga presidenti Donald Trump.

Sipas Top Channel, njoftimi i është dërguar Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për të  informuar Qeverinë e Republikës së Shqipërisë mbi synimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-së për të pezulluar zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve deri në përfundimin e një rishikimi të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.

Në këtë letër informuese thuhet se:

“Partnerët e programeve dhe zbatuesit e programeve të ndihmës së financuar nga SHBA në Shqipëri po njoftohen për këtë veprim.

Ky dokument shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon me mirësjellje që ky njoftim të ndahet me të gjitha ministritë, institucionet dhe entet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-së, duke përfshirë:

Ministrinë e Financave, duke përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare
Ministrinë e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Qendrën e Koordinimit për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministrinë e Drejtësisë, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
Ministrinë e Mbrojtjes
Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit
Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Ministrinë e Shtetit për Qeverisjen Vendore
Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX)
Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Parlamentin, duke përfshirë komisionet e tij
Këshillin e Lartë Gjyqësor
Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Gjykatën Kushtetuese
Gjykatën e Lartë
Të gjitha gjykatat, duke përfshirë Gjykatat e Apelit, Gjykatat Administrative të Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë
Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit
Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm
Inspektorin e Lartë të Drejtësisë
Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kolegjit e Posaçëm të Apelimit
Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK)
Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)
Ministrinë e Shtetit dhe Zyrën e Kryenegociatorit
Agjencinë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)
Të gjitha qeverisjet vendore”

Previous Post

Hyn në fuqi marrëveshja, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentat në të dyja shtetet

Next Post

 “Shtëpi bari” në Spanjë, arrestohen tre shqiptarë

Next Post
 “Shtëpi bari” në Spanjë, arrestohen tre shqiptarë

 “Shtëpi bari” në Spanjë, arrestohen tre shqiptarë

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al