Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Burri i Alketa Vejsiut i pagoi Ramës shpenzimet në qendrën e detoksifikimit në Bolzano të Italisë?

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Burri i Alketa Vejsiut i pagoi Ramës shpenzimet në qendrën e detoksifikimit në Bolzano të Italisë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në kërkim nga SPAK-u për korrupsion dhe pastrim parash, ka artikuluar mbrëmë akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në intervistën për emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj, mes të tjerave, deklaroi se kryeministri ka qenë dy herë në hotelin ‘Palace Hotel’ në Bolzano të Italisë.

Sipas Ahmetajt, në këtë hotel, Rama ka qenë në programin e detoksifikimit, ku për një javë, sipas Ahmetajt, ka kushtuar 10 mijë euro për një person. Ndërkohë që për pagesën, Ahmetaj ka theksuar se këtë e ka paguar një miku i Ramës që është biznesmen në Shqipëri dhe që ka marrë lejë ndërtimi si shpërblim.

“Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë.

I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi. Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë. Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon,” tha Ahmetaj.

Ahmetaj nuk e përmendi emrin e biznesmenit, për të cilin pretendon se i ka paguar Ramës shpenzimet në qendrën e detoksifikimit. Burime për Prapaskenën theksuan se bëhet fjalë për bashkëshortin e moderatores Alketa Vejsiu, Ardi Nelaj, përfitues lejesh ndërtimi, i njohur për një miqësi të hershme me Edi Ramën. Ahmetaj i referohet pikërisht Ardian Nelajt, por nuk ka paraqitur dokumente, siç edhe dolën me dokumente rezervimet për akomodimin e tij në hotele me 5 yje.

Nga verifikimet rezulton se për një qëndrimin 7 ditor në këtë qendër, çmimet nisin nga 13 mijë e 335 euro për një dhomë normale hoteli. Ndërkohë që për suitat, çmimet shkojnë nga 14 mijë e 120 euro deri në 19 mijë e 580 euro. Në përshkrimin e programit, shihet që aty përfshihen 6 ditë trajtime të ndryshme, duke përfshirë kontroll bioenergjetik, trajtime bioenergjetike, konsulencë ushqimore, masazhe energjike, trajtime energjike hidro-baltë të ndara në tri faza, sauna, fitnes dhe aktivitete fizike në natyrë.

Previous Post

Vdekja e 12-vjeçarit, mjekja kallëzon nënën e të miturit për dhunë

Next Post

Skandal/ FSHF kundër Tifozave Kuq e Zi, nuk u jep asnjë biletë për ndeshjen me Andorën

Next Post
Skandal/ FSHF kundër Tifozave Kuq e Zi, nuk u jep asnjë biletë për ndeshjen me Andorën

Skandal/ FSHF kundër Tifozave Kuq e Zi, nuk u jep asnjë biletë për ndeshjen me Andorën

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al