Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Deklarata e fortë e Ahmetajt: Kanabizimi i Shqipërisë projekt i Ramës, 5 ministra e kundërshtuan

Editor by Editor
January 28, 2025
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Deklarata e fortë e Ahmetajt: Kanabizimi i Shqipërisë projekt i Ramës, 5 ministra e kundërshtuan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka zbardhur detaje nga projekti i legalizimit të kanabisit në Shqipëri.

Në intervistën e dhënë në SYRI TV, Ahmetaj i është referuar një takimi në Durrës të Këshillit të Ministrave me Edi Ramën, që sipas tij është diskutuar në lidhje me kanabizimin e vendit, si një plan i detajuar dhe produkt i kryeministrit, të cilin sipas ish-zëvendëskryeministrit, e kanë kundërshtuar 5 ministra.

Intervista:

Peka: Duke qënë se bërë një parashtrim dhe the se media do thelbin, do na tregosh se çfare janë këto dosje në tavolinën e Arben Ahmetajt?

Ahmetaj: Po i rikthehem edhe njëherë statistikave, në burg shkon ai që do kreu i organizatës. Unë jam Benet Beci, ai në gjendje të lirë unë jo. Veliaj në gjendje të lirë, Frida Krifca… shkoni bëjini këto në Amerikë, Gjermani…të grijnë institucionet.

Por le t’i kthehemi një momenti ‘off record’ që është bërë debat në qeveri në Durrës për kanabizimin.

Atë periudhë filluan pëshpëritjet në parit, çfarë po ndodh, ç’është kjo, dhe do sjell diskutimin, ku u hap çështja e kanabisit dhe sot para shqiptarëve po them çfarë ka ndodhur atë ditë. Është bërë debat, është shumë interesante që shqiptarët të kuptojnë se si i përdor ky njerëzit dhe të vërtetën. Si i përdor kreu i organizatës. Kanë qenë 5 veta që e kanë kundërshtuar atë që po ndodhtë me kanabizimin e vendit. Unë kam qenë më i zëshmi, edhe për shkak edhe të natyrë time. Por 5 ministra e kanë kundërshtuar. Erion Veliaj ka qenë ministër, e ka kundërshtuar. Saimir Tahiri që e beri ‘kokë turku’ dhe me tre çerek të zërit e ka kundërshtuar, Ditmir Bushati e ka kundërshtuar, Damian Gjiknuri e ka kundërshtuar, unë e kam superkundërshtuar. Kanabizimi i vendit është produkt i kreut të organizatës. Këta 5 ministra dhe të tjerë që nuk pipëtinin kanë kundërshtuar.

Peka: Po thoni që keni diskutuar, që e dinit që Shqipëria po mbushej me drogë dhe…?

Ahmetaj: Ore pse do fshihemi pas gishtit dhe do themi që ore nuk dinim gjë??? Unë sot kam bindjen që kreu i organizatës e ka bërë me qëllim, ka mbyllur Lazaratin për ta përhapur në të gjithë Shqipërinë.

Peka: Çfarë tha kryeministri kur ju e kundërshtuar?

Ahmetaj: Është njeriu më i zellshëm në mbështetje të një egoje ekonomike, siç e shiste, ndërkohë që unë për hirë të së vërtetës edhe Ditmir Bushati, edhe Erion Velija, edhe Saimir Tahiri që e bëri ‘kokë turku’, edhe Damian Gjiknuri, kemi thënë pothuajse të njëjtën gjë, ore si mundet kjo? Po të ishte sukses do ishte bërë Kolumbia. Nuk e di ça do bëjnë këta të tjerët, po unë jam gati të dëshmoj në një gjykatë ndërkombëtare. Po, ky që do më bënte gjyqin mua.

Peka: Po si e mbrojti Rama?

Ahmetaj: Do thelbin, ky ishte thelbi. Do përfundojmë me grupe kriminale të pasura dhe të fuqishme. Sot, nuk ka shqiptar që se di se para krimit të organizuar, pasuria e grupeve kriminale është, o nëne, o nëne.

Peka: Ka diçka që te kjo dëshmia juaj nuk më rri zoti Ahmetaj. Ministri financave, i Brendshmi, ai i Jashtëm ishin kundër, me kë e bëri ai, me ministrin e Bujqësisë?

Ahmetaj: Une jam i bindur sot se ai e përdori Saimirin si ‘kokë turku’. Orë nuk ndodhte Xibraka pa e ditur shteti, nuk ndodhte kanabizimi pa lejen e tij, ore ça po thua, e shikonit ju, nuk e shikonte shteti? Jeni në vete?! Këta investigojnë. Pse nuk e investigon Altin Dumani këtë?

Ta investigojë Altin Dumani se shkatërroi Shqipërinë kanabizimi. Po mo po. Nuk kanë mendere sot këta ministra që përmenda që të dëshmojnë, nesër, kur Shqipëria të marrë frymë lirisht, të garantoj që për hirë të Shqipërisë kanë për ta pranuar këtë që po them unë sot. Edhe Erion Veliaj, edhe Samir Tahiri, dhe Bushati dhe Gjiknuri.

Previous Post

Detektorë dhe gropa: Kërkuesit e thesareve po rrënojnë parqet arkeologjike

Next Post

‘Mamadhia’ me 7 ‘qokaxhinj’, çeta e RTSH-së në prokurori, skandali me zgjedhjen e drejtorit, si i bleu votat Aurora Polo

Next Post
‘Mamadhia’ me 7 ‘qokaxhinj’, çeta e RTSH-së në prokurori, skandali me zgjedhjen e drejtorit, si i bleu votat Aurora Polo

‘Mamadhia’ me 7 ‘qokaxhinj’, çeta e RTSH-së në prokurori, skandali me zgjedhjen e drejtorit, si i bleu votat Aurora Polo

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al