Një aksident trafiku me pasoja tragjike ka ndodhur në fshatin Çubrel të Skenderajt, duke marrë jetën e tre personave civilë dhe duke lënë të lënduar pesë të tjerë, katër prej të cilëve zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit të autoriteteve të sigurisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:40, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ishte makinë zyrtare e Policisë së Kosovës.