Saturday, May 24, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pse Aeroporti i Tiranës hesht ndaj skandalit mbi sigurinë pas arrestimit të punonjësit?!

Editor by Editor
January 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pse Aeroporti i Tiranës hesht ndaj skandalit mbi sigurinë pas arrestimit të punonjësit?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, menaxhuar nga Kastrati Group, vijon të heshtë pas arrestimit dhe dënimit të një punonjësi të sektorit të bagazheve për vjedhjen e një ore luksoze nga valixhja e një pasagjeri.

Kjo ngjarje, e cila nuk është thjesht një rast i izoluar vjedhjeje, ka nxjerrë në pah dobësi të rënda në sistemet e sigurisë së aeroportit, duke ngritur pikëpyetje mbi protokollet e rekrutimit dhe mbikëqyrjes së punonjësve.

Aeroporti i Tiranës hesht ndaj skandalit mbi sigurinë pas arrestimit të punonjësit

Korrieri i është drejtuar zyrtarisht aeroportit me një kërkesë për informacion, duke pyetur nëse janë ndërmarrë masa për përforcimin e procedurave të sigurisë dhe atyre të rekrutimit të personelit pas ngjarjes. Megjithatë, deri më tani, nga ana e aeroportit ka pasur heshtje totale, duke shmangur çdo koment mbi incidentin apo masat parandaluese.

Ky rast nuk është i pari që nënvizon dobësitë e sigurisë në aeroport. Në të kaluarën, incidente si grabitja spektakolare e thasëve me para nga barku i avionit të “Austrian Airlines” dhe tani kjo vjedhje në bord, kanë treguar se problemet janë të thella dhe sistematike.

Ngjarja e fundit ka dëmtuar seriozisht besimin e pasagjerëve dhe ka ngritur shqetësime të mëdha për faktin se nëse një punonjës mund të nxjerrë një objekt të vjedhur pa u ndaluar, po ashtu mund të fusë brenda objekte të rrezikshme.

Pse Aeroporti i Tiranës nuk tregon nëse ka shtuar masat e sigurisë ndaj ounonjësve? Pse heshtet për ngjarje kaq të rendësishme?!

Heshtja e aeroportit përballë këtyre shqetësimeve legjitime është dhe një sinjal alarmi për institucionet përgjegjëse.

Ndërkohë, Kastrati Group dhe autoritetet shtetërore duhet të japin përgjigje të qarta dhe të ndërmarrin veprime urgjente për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

SKANDALI

Duhet thënë që aeroporti i Rinasit është një sukses sa i përket numrit të pasagjerëve që është rritur ndjeshëm, futjes së kompanive të reja ajrore dhe destinacioneve të reja si edhe uljes së çmimit të biletave. Çfarë i takon Çezarit, po ia japim.

Por, arrestimi dhe dënimi i Klajdi Q. nga Kruja pasi vodhi në barkun e avionit orën Rolex të një biznesmeni teksa po ngarkonte valixhen e tij në avion është një lajm i kobshëm sa i përket sigurisë së aeroportit.

Biznesmeni mund të blejë orë tjetër ndoshta, por është shqetësues fakti që një punonjës është aq i pakontrolluar, përreth mungojnë sistemet e sigurisë sa që dikush merr guximin të vjedhë një orë, ta fshehë në trup dhe të mund ta nxjerrë jashtë pa asnjë problem.

Pasi, siç mund të nxirren jashtë gjëra të paligjshme, ashtu edhe mund të futen brenda!!

E mbani mend se si thasët me para të Raiffeisen Bank u grabitën nga barku i avionit “Austrian Airlines”?

Lajmi i kaluar rutinë dje, në fakt tregon se sistemet e sigurisë së Aeroportit Nënë Tereza kanë rënë (shpresojmë vetëm në rastin e vjedhjes së orës) dhe se duhet bërë një reform tërësore për rivendosjen e saj.

Çfarë nuk ka funksionuar dhe pse është çështje për të vënë alarmin:

1. Siguria e bagazheve të pasagjerëve

Punonjësit që kanë akses në bagazhe duhet të kalojnë nëpër procese të rrepta të kontrollit dhe mbikëqyrjes. Në këtë rast, moszbulimi i sjelljes së jashtëligjshme nga ana e punonjësit tregon dobësi në sistemet e monitorimit të brendshëm të aeroportit. Kjo është e dukeshme që gjithë sistemi ka dështuar.

2. Ndikimi mbi besimin e pasagjerëve

Ky incident dëmton besimin e pasagjerëve te shërbimet aeroportuale, veçanërisht për kompanitë ajrore dhe linjat e udhëtimit që operojnë në aeroport. Për pasagjerët, siguria e bagazheve të tyre është po aq e rëndësishme sa ajo personale.

3. Kontrolli i aksesit të personelit

Një thyerje e tillë e sigurisë sugjeron se masat ekzistuese për të garantuar integritetin e personelit dhe për të parandaluar vjedhjet ose keqpërdorimet nuk janë të mjaftueshme. Aeroportet ndërkombëtare zakonisht kanë politika të rrepta për të siguruar që vetëm punonjës të besueshëm të kenë akses në bagazhet. Ngjarja tregoi se Rinasi nuk i ka. /korrieri

Previous Post

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Next Post

Europa në emergjencë për mjekë e infermierë, vetëm në 2022 ikën 465 nga Shqipëria

Next Post
Europa në emergjencë për mjekë e infermierë, vetëm në 2022 ikën 465 nga Shqipëria

Europa në emergjencë për mjekë e infermierë, vetëm në 2022 ikën 465 nga Shqipëria

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

May 22, 2025
Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

May 24, 2025
Tronditëse! Italiani ndërron jetë në Tiranë, pas ndërhyrjes në klinikën dentare “Dental Helth” në Tiranë

Tronditëse! Italiani ndërron jetë në Tiranë, pas ndërhyrjes në klinikën dentare “Dental Helth” në Tiranë

May 24, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al