Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Bujar Çelës, Dumani: Arma që më dhuroi Talo Çela s’më shkrepi, timen s’doja ta bëja pis

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Vrasja e Bujar Çelës, Dumani: Arma që më dhuroi Talo Çela s’më shkrepi, timen s’doja ta bëja pis
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nuredin Dumani ka dëshmuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të ish-mikut e ish-bashkëpunëtorit të tij të dikurshëm Talo Çelës, raporton gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.

Pendito rrëfeu në GJKKO, në procesin ku po dëshmon për ngjarjet kriminale që u hetuan nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, se në krim mori pjesë me Besmir Xhixhën dhe Enver Divën. Dumani dëshmoi se diçka nuk shkoi me armën e tij dhe nuk qëlloi, ndonëse kishte në fakt dy armë.

“Kisha dy armë. Njërën e kisha për ta përdorur në vrasjen e Bujar Çelës, tjetrën e mbaja si zakonisht për vetëmbrojtje dhe nuk e përdorja në ngjarje. Tentova ta qëlloj Bujarin por arma nuk më shkrepi. I thashë Xhixhës të qëllonte se nuk po më shkrepte. Nuk e përdora armën e dytë sepse nuk doja ta bëja pis”.

Bujar Çela u vra më 17 shtator të vitit 2020, ndërsa i penduari tregon se shkak ishte bërë vrasja e mikut të tij Klevis Kapllani, për të cilën dyshohej se ishte kryer nga Talo Çela dhe vëllezërit Manhasa.

Dumani thotë se ai bashkë me Enver Divën dhe Besmir Xhixhën pasi kishin marrë informacion nga Eljo Bitri, ishin nisur drejt shtëpisë së Bujar Çelës, por nuk kanë mundur ta kryejnë aty ekzekutimin, pasi u pikasën nga një person që nuk e njihte, dhe u larguan.

Por nga informacionet që kishte e dinte se Bujari e pinte kafen në një lokal ku ndalonin autobusët që niseshin për Greqi, dhe sapo e ka parë drejt tij është nisur Enver Diva, i cili ka qëlluar mbi Bujarin, por ai është ende gjallë.

Në këtë moment afrohet Dumani i cili nxjerr pistoletën të cilën ja kishte bërë vetë dhuratë Talo Çela, por ajo nuk i ka shkrepur, prandaj ai ka kërkuar që Besmir Xhixha të zbriste nga makina dhe të qëllonte mbi Bujarin me një pistoletë 9 mm.

Pas vrasjes ata janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës ku kanë djegur makinën që kishin përdorur për të kryer vrasjen, ndërsa armët i kishin hedhur në një kanal në Plepa në Durrës.

Previous Post

Krizë në çift? Marina Vjollca: Do gënjeja po të thoja ‘jo’

Next Post

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, Sabah Bizi

Next Post
Shuhet legjenda e futbollit shkodran, Sabah Bizi

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, Sabah Bizi

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026
Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al