Saturday, May 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Irfani dhe Vasil Kallupi ‘puç’ Ramës në Arbitrazh, kërkojnë 300 milionë euro për shembjen e hotelit pa leje. A do përsëritet rasti Beketi?

Editor by Editor
January 11, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Irfani dhe Vasil Kallupi ‘puç’ Ramës në Arbitrazh, kërkojnë 300 milionë euro për shembjen e hotelit pa leje. A do përsëritet rasti Beketi?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shembja e hotelit ‘Prestige Resort’, dy vite më parë, një godinë 7-katëshe në vijën bregdetare të Kavajës në pronësi të biznesmenit dhe botuesit Irfan Hysenbelliu, mund t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë qindra miliona euro.

Edhe pse është fakt se hoteli ishte ndërtuar pa leje dhe kishte zaptuar bregun e detit, Irfan Hysenbelliu e ka çuar çështjen në Strasburg dhe po lëviz çdo gurë me sekserë dhe rreth miqësor, për të fituar të drejtën, për t’iu drejtuar Arbitrazhit.

Në këtë operacion gjysmë të fshehtë është angazhuar edhe Vasil Kallupi, një personazh kontrovers, i cili ka përfituar miliona euro para publike si sekser nga OST-ja, duke i transferuar për kompani në offshore.

Prapaskena mëson se Vasil Kallupi i ka gjetur fijet e duhura Irfan Hysenbelliut, me qëllim konfirmimin e mohimit të një procesi të rregullt ligjor.

Krahas Kallupit janë angazhuar edhe personazhe të tjerë të errët, në këmbim të ndarjes së përqindjes. Sipas burimeve, avokatët e kontraktuar nga Irafni përmes Vasil Kallupit, pretendojnë për një dëmshpërblim nga shteti shqiptar në vlerën 300 milionë euro. Është një shumë e madhe, e cila natyrshëm tërheq shumë interesa.

Rasti i Francesco Bechettit, një mjeshtër skemash mashtrimi, i cili fitoi të drejtën e dëmshpërblimit me 100 milionë euro në Arbitrazh, tregoi edhe manovrat dhe skemat mafioze për dërgimin e çështjeve në Arbitrazh, diktimin e gjyqtarëve dhe vendimarrjeve të tyre.

Një raport i një agjencie investigimi tregoi me fakte se si Francesco Bechetti ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë, pra të taksapaguesve shqiptarë.

Nuk përjashtohet risku që historia e zhvatjes së taksapguesve shqiptarë të përsëritet edhe në rastin e Irfan Hysenbelliut, për shkak të prishjes së tij në pazare me Edi Ramën.

“Unë jam i qartë. Gjithçka që ka ndodhur. E njoh shumë mirë trurin e Ramës. E njoh prej kohësh, kemi qëndruar bashkë shpesh. Unë u prononcova tani. Ai bëri një zgjedhje ekstreme. Nuk është vetëm hakmarrje mediatike por edhe personale. Fëmijët e mi u shkolluan në Londër dhe unë i ktheva këtu“, tha Irfan Hysenballiu kur fadromat e IKMT i rrafshuan hotelin.

Edhe Edi Rama kishte një argument të fortë.

“Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!“.

Që të dy thanë nga një gjysmë të vërtetë. Gjysma tjetër e të vërtetës është se Rama dhe Irfani patën mosmarrveshje për çëshjte që ende nuk janë të qarta. Irfan Hysenbelliu, me dorën bujare të Ramës, ka përfituar dhjetëra milionë euro para publike, ndërtime pa leje, shmangie taksash, prona publike etj.

Nga ana tjetër, Irfani i bënte fresk pushtetit me mediat e tij, por duke ruajtur edhe një linjë me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Madje përflitet se Irfani menaxhonte paratë dhe bizneset e Ilir Metës. Në një moment kur pazaret u lëkundën, Rama i rrafshoi hotelin me fadroma, i kërkoi të paguante taksat si gjithë të tjerët si dhe të dorëzonte godinat publike, të cilat i përdor për bizneset e tij. Irfani u mbrojt me lirinë e medias.

Duke përfituar nga kjo situatë, Sali Berisha dhe Ilir Meta nisën të vajtojnë shembjen e hotelit. Por, nga ana tjetër, shembja e hotelit u reflektua në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri për vitin 2022.

Pyetja që ngrihet naryshëm është: Po shqiptarët ç’kusure kanë që taksat e tyre të shkojnë në xhepat e Irfanit, nëse ky i fundit do të fitojë çështjen në Arbitrazh si Beketi?

Pse duhet të paguajnë shqiptarët nga xhepi dhe djersa e tyre sa herë pushteti prishet në pazare me një biznesmen mafioz apo botues përfitues?/Prapaskena

 

Previous Post

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë/ DASH i përgjigjet deklaratës së Vuçiç: Nuk ka biznes të zakonshëm me Rusinë

Next Post

“Torta” Elbasan-Lekaj, 6 kompani ndajnë 150 mln euro për 40 km rrugë

Next Post
“Torta” Elbasan-Lekaj, 6 kompani ndajnë 150 mln euro për 40 km rrugë

“Torta” Elbasan-Lekaj, 6 kompani ndajnë 150 mln euro për 40 km rrugë

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”
AKTUALITET

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

by Editor
March 19, 2025
0

Faqja e njohur Lolita i ka kushtuar vëmendje ditën e sotme çiftit të njohur Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, të...

Read moreDetails
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

May 9, 2025
Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al