Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sot, pesë vjet nga viktima e parë nga Covid-19! Sa të përgatitur jemi për një pandemi të dytë?

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sot, pesë vjet nga viktima e parë nga Covid-19! Sa të përgatitur jemi për një pandemi të dytë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vdekja e parë për shkak të virusit Corona u regjistrua pesë vjet më parë, më 11 janar 2020: Po a është e përgatitur bota sot më mirë për pandemitë e reja?

Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020 u regjistrua vdekja e parë në botë nga koronavirusi SARS-CoV-2 në Kinë.

Pesë vjet pas shpërthimit të pandemisë së koronës, ekspertët pyesin veten se sa mirë është përgatitur bota për pandemitë e ardhshme.

Vlerësimi i OBSH-së

I pyetur nëse bota tani është më e përgatitur për pandemitë, kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë shtypi në dhjetor: “Përgjigja është po dhe jo”. Bota ende duhet të përballet me “disa dobësi dhe tendenca dobësie”. Nga ana tjetër, komuniteti botëror ka nxjerrë shumë “mësime të dhimbshme” dhe “ka marrë masa të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen e tij kundër epidemive dhe pandemive të ardhshme”, ka theksuar kreu i OBSH.

Sipas Maria Van Kerkhove, drejtuese e Departamentit të Përballimit të Epidemisë dhe Pandemisë së OBSH-së, është vetëm çështje kohe para se bota të kërcënohet nga pandemia e ardhshme.

Si rezultat i përvojave nga pandemia e Coronës dhe epidemia e rëndë e gripit në vitin 2009, “shumë gjëra janë përmirësuar”, por bota mbetet e përgatitur në mënyrë të pamjaftueshme për një “shpërthim masiv” të një sëmundjeje infektive ose një pandemie të re, është e mendimit Van Kerkhove.

Edhe Paneli i Pavarur për Përgatitjen dhe Reagimin ndaj Pandemive, i mbledhur nga OBSH, vjen në një përfundim shumë të ngjashëm: Ndër të tjera, ai kritikon faktin se ka ende pabarazi në mbarë botën në aksesin ndaj vaksinave dhe ilaçeve.

Epidemiologia amerikane Meg Scheffer është gjithashtu skeptike: “Të jem e sinqertë, jo, nuk mendoj se jemi më të përgatitur sesa ishim me Covid-in”. Autoritetet shëndetësore në mbarë botën ende nuk janë në gjendje të mbledhin dhe shkëmbejnë me shpejtësi informacione rreth patogjenëve të rinj./DW

Previous Post

Alarmi/ Gripi i shpendëve ka plasur, qeveria lejon pulat me salmonelë të KFC- së

Next Post

Pse hëna e plotë e janarit quhet ‘Hëna e ujkut’? Tre shenjat që do të ndikohen negativisht

Next Post
Pse hëna e plotë e janarit quhet ‘Hëna e ujkut’? Tre shenjat që do të ndikohen negativisht

Pse hëna e plotë e janarit quhet 'Hëna e ujkut'? Tre shenjat që do të ndikohen negativisht

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al