Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dita e Ujit të Bekuar, hidhet kryqi në Durrës, 18-vjeçari e kap në ujërat e Adriatikut

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dita e Ujit të Bekuar, hidhet kryqi në Durrës, 18-vjeçari e kap në ujërat e Adriatikut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë të rinj u hodhën në ujërat e Adriatikut për të kapur kryqin gjatë ceremonisë që u zhvillua në portin detar të Durrësit.

Qindra besimtarë ortodoksë morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit në ujërat e basenit portual të Durrësit, një traditë që përsëritet çdo 6 janar.

Këtë vit, kryqi i hedhur në ujërat e ftohta të Adriatikut u kap nga 18-vjeçari Vasil Aleksi që ia dedikoi familjes së tij.

Ceremonitë festive nisën me Shërbesën e Orëve të Mëdha, për t’u kurorëzuar me hedhjen simbolike të kryqit. Kjo traditë zhvillohet pas meshës së paradites në katedralen e Shën Pavlit dhe Shën Asti, që ndodhet pranë portit të Durrësit.

Në bashkëpunim me Kishën Ortodokse të Durrësit, APD krijoi kushtet për zhvillimin e këtij eventi brenda hapësirës portuale.

Forcat e sigurisë dhe mjeti lundrues i APD-së garantoi sigurinë gjatë ceremonisë, që nisi rreth orës 10:30 në pjesën ku bashkohen kalatat 4 dhe 5.

Ceremonia e Ditës së Ujit të Bekuar në Durrës është e veçantë në Shqipëri, pasi zhvillohet në ujërat detare. Ashtu si çdo vit, besimtarë të shumtë mblidhen për të përjetuar nga afër këtë traditë të veçantë, duke e kthyer atë në një moment solemn fetar dhe qytetar për qytetin bregdetar.

Previous Post

The Telegraph: Shqiptarët, të parët për krime në Britaninë e Madhe

Next Post

Rama sjell Pandeli Majkon në Tiranë, Shalsi caktohet drejtues politik në Kukës

Next Post

Rama sjell Pandeli Majkon në Tiranë, Shalsi caktohet drejtues politik në Kukës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme

November 7, 2026
Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al