Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIP-at shqiptarë pa çati në shtëpi, në emër të integrimit Nikolla ia kërcen Mustafait, ky Ilirianit dhe Bernardi i vë syrin Xumit

Editor by Editor
January 6, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, SHOWBIZ
0
VIP-at shqiptarë pa çati në shtëpi, në emër të integrimit Nikolla ia kërcen Mustafait, ky Ilirianit dhe Bernardi i vë syrin Xumit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetë vjet më parë, Edona James, një travestit me origjinë shqiptare, deklaroi para mediave në Kosovë se nuk quhet më Kujtim Shehu. Kujtimi u martua me një partner në Gjermani, pasi kreu 20 operacione për të marrë formën e një femre funksionale.

Nëse këngëtari i famshëm anglez Freddie Mercury e kishte emrin origjinal Farrokh Bulsara dhe Elton John, para se të bëhej idhull botëror i muzikës, quhej Reginald Dwight, dy VIP-at e BBV Albania 4, Amber Candy (Karamelja) dhe Bernard Hulme, nuk janë prezantuar publikisht si quheshin më parë.

Amber Karamelja nuk është çudi ta ketë pasur emrin Bashkim, Xhevdet ose Nikollë, ndërsa Bernardi nga Londra, nëse nuk quhej më parë Gjon apo Pashuk, të paktën mbiemrin origjinal shqiptar (meqë deklarohet nga veriu) nuk bën habi ta ketë pasur Kurti, Lleshi apo Kola.

Formati televiziv “Big Brother”, fillimisht lindi në Holandë në 1999. Më pas, ky version ekskluziv holandez u bë një “reality show” ndërkombëtar, ku garuesit jetojnë në një shtëpi të izoluar nga jashtë, me kamera vëzhgimi 24 orë, për të fituar një çmim në fund. Çmimi në Shqipëri është 100 000 euro.

“Big Brother VIP” është një format brenda formatit Big Brother, huazuar nga disa vende, ku personazhe VIP kombëtare futen në shtëpinë e izoluar dhe garojnë për show, ndërsa paratë e çmimit fitues dhurohen për bamirësi, sepse ky është dallimi që ka një VIP nga një person i zakonshëm. Një VIP nuk ka nevojë për para apo famë, por për të shpalosur apo dhuruar kauza.

Në formatin shqiptar, VIP-at nuk kanë çati në shtëpi dhe presin çmimin ose ndonjë bamirësi, ku të gjithë luftojnë për çmimin e madh, fitimi i të cilit do t’u përmbushte nevoja bazike, si blerja e një shtëpie, apo pagimi i kredisë, nëse kanë një të tillë. VIP-at shqiptarë që garojnë në sytë e publikut, me shumë gjasë nuk kanë kaluar kurrë nga salla VIP e aeroportit Nënë Tereza.

Për definicion, VIP-a janë edhe Amber Karamelja, që kërkon të dashur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, dhe Bernard “Mhilli”, i cili deklaroi para ndjekësve të shumtë shqiptarë: “Dua burrë. Pikë. Mbaroi!”, pasi kishte pohuar në një “prime” para miliona shqiptarëve se ishte krenar që ishte mashkull homoseksual.

Nëse Amber Karamelja statusin VIP e ka fituar duke ndërruar organin seksual nga “Mustafa” në “Emanuela”, Bernardi, që do vetëm t’ua “kërcëjë” ose t’i “kërcëjnë” burrat, këtë status të veçantë e ka fituar me djersë pasi është bërë baba, gjysh, dhe më pas ka zënë edhe një të dashur të martuar nga Shkodra.

Duke përshkruar historinë e jetës së tij, Bernardi i tha shqiptarëve se gjyshërit nga mamaja i ka serbë, dmth mund të jenë me mbiemër Vuçiç apo Milutinoviç, dhe kjo ka qetësuar miliona zemra të lënduara për burrërinë që karakterizon kombin tonë. Bernardi është një homoseksual i ndarë përgjysmë: gjysmë fele në Shqipëri dhe gjysmën në Serbi.

Mijëra shqiptarë nga fshatrat e Tropojës, Kukësit, Vlorës. Pogradecit dhe Durrësit votuan mbrëmë për të mbajtur në lojën VIP, Bernard “Milutinoviçin,” duke eliminuar një VIP tjetër, me profesion oficer policie, që nuk kishte prirje homoseksuale dhe që nuk ishte krenar që ishte i fejuar me një vajzë.

Miliona shqiptarë që ndjekin spektaklin “Orwellian” priren të ecin drejt integrimit edhe në argëtim. Ata duan të shohin Bernardin t’i futet në krevat “Xumit,” i cili, i dëshpëruar nga refuzimi i Eglit, do bjerë në krahët e tij. Të dy mund të bien në dashuri dhe të gudulisin njëri-tjetrin me mjekra nën jorganin e kamerave.

Por edhe Amber Karamelja mund t’i rrëmbejë zemrën aktorit Laert Vasili, dhe të dy do dashuroheshin si Romeo me Zhulietën në tragjedinë e Shekspirit. Mund të ndodhë që Bernardi të lërë “Xumin” dhe të gudulisë VIP-in që ka nevojë për “çati,” dhe kështu me radhë, fshatarët e Dragoçit bashkë me ata të Hudënishtit dhe ata të Lapardhasë do votojnë për VIP-in që do t’u hyjë më shumë në zemër, para se bashkë me të të shkojnë në Evropë.

Në anën tjetër të botës, biznesmeni Iliriani, pasi mbaron së xhiruari Parashqevinë edhe kur ajo shkon në banjë, bisedon me burrin e tij me ngjyrë se si mund të ndihmojë “hankot” e Shqipërisë për t’i çliruar sa më shpejt nga vargonjtë e provincializmit.

Në udhëtimin e shkurtër që na ka mbetur për në Evropë, VIP-at shqiptarë po japin ndihmën kryesore. Ata kanë vënë në dispozicion kombëtar trupin e tyre për integrimin. E kanë vënë për ne dhe kjo kërkon mirënjohje!/PRAPASKENA

Previous Post

Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë

Next Post

Mbyllen 5 qendra mjekësore në fshatrat e Ferizajt, shkak edhe mungesa e rrymës

Next Post
Mbyllen 5 qendra mjekësore në fshatrat e Ferizajt, shkak edhe mungesa e rrymës

Mbyllen 5 qendra mjekësore në fshatrat e Ferizajt, shkak edhe mungesa e rrymës

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al