Thursday, July 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dritan Agolli i FSHZH skemë korrupsioni me Çim Fushën dhe Bashkim Ulajn, u dha tendera në këmbim të pronave për djalin dhe gruan

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dritan Agolli i FSHZH skemë korrupsioni me Çim Fushën dhe Bashkim Ulajn, u dha tendera në këmbim të pronave për djalin dhe gruan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreun i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka krijuar një skemë korrupsioni me dy oligarkët Shkëlqim Fusha dhe Bashkim Ulaj. Agolli ka diktuar tendera me vlerë dhjetëra milionë euro për Fushën dhe Ulajn, ndërsa dy oligarkët i kanë dhënë në këmbim Agollit prona dhe zyra për bizneset e djalit Flladi dhe bashkëshortes Rovena Agolli.

Më konkretisht, Dritan Agolli i ka dhënë kompanisë Fusha shpk të oligarkut Shkëlqim Fusha rreth 60 milionë euro tendera. Në këmbim, Fusha i ka dhënë Agollit një sipërfaqe toke pranë TEG për të ngritur një kompleks vilash, me një çmim simbolik.

Më konkretisht Shkëlqim Fusha ka një sipërfaqe toke te rrethrretullimi i TEG, buzë Unazës Lindore të Tiranës. Në një pjesë të tokës, Fusha ka ndërtuar një komples vilash, komplaks i njohur si “Sofia Hill Residence”. Pjesa e pa zënë e truallit u nda dhe u rrethua me murë. Nga verifikimet rezulton se kjo pjesë trualli ka kaluar në emrin e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, i cili synon të ndërtojë disa vila.

Nga ana e tij, Agolli, për të evituar ekspozimin, e ka kaluar pronën në emrin e kartelit të kompanive që kontrollin bashkë me dalin dhe bashkëshorten. I biri Flladi Agolli nga student në SHBA është shëndërruar brenda dy vitesh në biznesmen në Tiranë, duke u bërë pronar i tre kompanive me aktivitetit të dyshimtë, ARDEX, BEDOUIN dhe HMS, me objekt hapjen dhe menaxhimin e bar-kafeve, fast-food dhe restoranteve, manaxhim i ambjenteve publike dhe private, komplekseve turistike etj.

Një vit pasi Dritan Agolli u emëruar nga Edi Rama në krye të FSHZH, i biri Flladi Agolli (viti 2020) deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe 155 m2. Ndërkaq, Dritan Agolli ka shitur një apartament 360 mijë euro, të cilin më parë kishte deklaruar se e kishte blerë 11 milionë lekë ose 110 mijë euro. Me këtë lëvizje, Agolli ka blerë disa apartamente dhe garazhe.

Dritan Agolli është pronarë i kompanisë private MAGNUM OPUS GROUP, me objekt studime në nivelin strategjik, manaxherial dhe operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, kërkime, vlerësime; Konsulencë, shërbime administrative etj. Kompania rezulton se ka marrë para publike.

Pas emërimit në krye të FSHZH, Dritan Agolli dyshohet se ka marrë para publike me anë të kësaj kompanie përmes nonkontraktimit me kompani që u ka dhënë tendera publikë.

Skemë korrupsioni me Bashkim Ulajn

Kreun i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli i ka dhënë kompanisë Gener 2 rreth 20 milionë euro tendera. Në këmbim, bashkëshortja dhe djali i Dritan Agollit, Rovena dhe Flladi kanë marrë zyra dhe apartamente në kullat në digën e liqenit, të ndërtuar nga firma “Gener 2” e Bashkim Ulajt. Në këtë firmë ka qenë i punësuar edhe Dritan Agolli për një kohë të gjatë, teksa “Gener 2” rezulton si një përfitues i madh i fondeve publike.

“Biznesmeni” Tan Agolli po e kthen FSHZH-në në funksion

Faksimile: Bashkëshortja dhe djali i Dritan Agollit kanë marrë zyra te pallatet e “Gener 2”

Selia e kompanisë “Agolli Audit & Consulting” ka shkuar pikërisht në kullat e Bashkim Ulajt. Kjo firmë ka si aksionere dhe pronare zonjën Rovena Agolli, teksa objekti i veprimtarisë është auditim ligjor dhe joligjor i pasqyrave financiare për institucione me interes publik, OJF, shoqëri tregtare etj.

Në të njëjtën adresë “Rruga e Kosovarëve, kompleksi rezidencial ‘Lake View’, ap. B202/2” ka selinë edhe firma HMS, e Flladi Agollit. Kjo firmë ka si veprimtari manaxhim i ambienteve publike dhe private, komplekseve turistike, pushuese dhe banimi. Madje, edhe administrim të sipërfaqeve publike dhe private ranore, plazhe dhe çdo shërbim i lidhur ngushtësisht me to.

“Biznesmeni” Tan Agolli po e kthen FSHZH-në në funksion

Në foto: Restoranti i Flladi Agollit në Hamallaj. Në vitin 2023 ka dalë me humbje!

Nga të dhënat rezulton se kjo firmë, bashkë me restorantin “BEDOUIN”, janë në funksion të shfrytëzimit të një sipërfaqeje në plazhin e Hamallajt. Por, në bilancet e publikuara, rezulton se restoranti doli me humbje në vitin 2023! Një paradoks i madh, pasi është një nga vendet më luksoze dhe të shtrenjta në Hamallaj. Ndërkohë, firma HMS i doli me një fitim 2.3 milionë Agollit.

Sipas të dhënave në QKB, “BEDOUIN” ka dy vende të ushtrimit të aktivitetit, e para në Hamallaj në kompleksin “Vala Mar” dhe e dyta në rezidencën “Longhill”, Tiranë. Dy prej rezidencave luksoze, të cilat rrugët apo gjithçka tjetër po e bën Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Nga njëra anë babai jep miliona euro në shërbim të këtyre resorteve, nga ana tjetër djali zhvillon aktivitetet e biznesit në këto ambiente, teksa gruaja e tij bën bilance ligjore dhe jo ligjore!

“Biznesmeni” Tan Agolli po e kthen FSHZH-në në funksion

Faksimile: Gruaja e Dritan Agollit është bashkëpronare në një firmë me gruan e Dashamir Pezës

Ndërkohë, biznesi i parë që ka pasur familja Agolli ka qenë “FASHION SILOUHETTE”, një biznes i ndarë me 50 % të aksioneve nga Rovena Agolli dhe 50 % nga Entela Peza, bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza. Objekti i biznesit është tregti me shumicë e pakicë, import-eksport të materialeve industriale, ushqimore dhe makinerive në fushën e ndërtimit, agjenci turistike, hoteleri, bar, kafe etj.

Nisur nga bizneset e familjes, s’do mend që dy tenderët e FSHZH-së për të bërë restorante të kenë pasur ndikim. Fondi po bën me paratë e shtetit një restorant në zonën e Petrelës. Ndërkohë, FSHZH shpalli tenderin me vlerë 2 milionë euro për bare, restorante brenda Zonës së Mbrojtur të llixhave të Bënjës. Në atë vend bëri punime sporadike firma “Fusha”, të cilat po “mbulohen” nga fondi i majmë i akorduar nga Dritan Agolli.

Të dhënat flasin se Fondi është kthyer në një “qokë” të madhe për familjen apo edhe për disa biznese të lidhur ngushtë me to.  /PRAPASKENA

Previous Post

Atentati në Berat, vëllezërit Maloku shpallen në kërkim si autorë të dyshuar

Next Post

Përkeqësohet shëndeti i Janullatos, Protothema: Ndodhet në gjendje kritike për jetën

Next Post
Përkeqësohet shëndeti i Janullatos, Protothema: Ndodhet në gjendje kritike për jetën

Përkeqësohet shëndeti i Janullatos, Protothema: Ndodhet në gjendje kritike për jetën

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

July 22, 2026
Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al