Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Elgert Laskaj, ortaku i grabitësit të Rinasit Gentian Sharra përlan 20 mln euro tendera. Ja si banda e Talo Çelës vijon të përfitojë para publike

Editor by Editor
December 30, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Elgert Laskaj, ortaku i grabitësit të Rinasit Gentian Sharra përlan 20 mln euro tendera. Ja si banda e Talo Çelës vijon të përfitojë para publike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Banda famëkeqe e Talo Çelës, ndonëse e goditur nga SPAK për një sagë krimesh të rënda, vijon në forma të kamufluara të përfitojë para publike, përmes tenderave të përcaktuar me pazar në tavolinë. Një nga anëtarët më të rëndësishëm i bandës së Talo Çelës, SPAK ka identifikuar Gentina Sharrën, i dënuar më parë për trafik droge, autor i disa grabitjeve, përfshirë edhe grabitjen e Rinasit.

Me anë të gruas së tij, Olta Sharra si person fizik me nipt: L32517203Q, grabitësi i Rinasit, Gentian Sharra ka marrë mbi 14 milionë USD tendera nga Bashkia Elbasan, Librazhd, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, Spitali Psikiatrit i Elbasanit etj.

Me pararë e grabitura me dhunë, përzier me para publike tenderash, Sharra kishte hapur disa kompani në emër të gruas si dhe kishte krijuar një pasuri me vlerë miliona euro. Një pjesë e pasurisë me vlerë 5 milionë euro iu sekustrua në vitin 2022 me kërkesë të prokurorisë.

Pas arrestimit dhe dekonspirimit të përfitimit të tenderave përmes bashkëshortes, Gentian Sharra ka dyshime të forta se përdor shtetasin Elgert Laskaj, për të përfituar para publike.

Elgert Laskaj është bashkëpronar me Olta Sharrën, gruan e Gentian Sharrës, në kompaninë e ndërtimit MPED-XH GROUP. Kompania po hetohet nga SPAK për pastrim të parave të krimit.

Elgert Laskaj është ndërkohë pronar i kompanisë ‘GERTI -1987’, e cila ka marrë rreth 20 milionë euro tendera të dyshimtë nga Agjensia e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, drejtoritë e Bashkisë së Tiranës, nga Bashkia Përmet dhe Bashkia e Kukësit.

Pasi ka blerë gjoja 100 % të aksioneve për 100 mijë lekë në vitin 2018, Laskaj ka ndryshuar objektin e veprimtarisë së kompanisë që shiste pjesë fadromash, duke shtuar edhe shitje të ushqimeve, bulmetit dhe fruta perime.

Më pas, Laskaj nis të marrë tendera publikë në vlera të mëdha. Një tender korruptiv, me vlerë 1.5 milionë euro dhe me ofertë gati sa fondi limit e ka marrë në 30 qershor 2020, për furnizim me ushqime të Drejtorisë së Burgjeve.

Këtë tender Laskaj e ka marrë nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara kur drejtohej nga Edlira Naqellari, e dënuar për korrupsion me tendera.

Tenderin e ka marrë pikërisht në bashkëpunim me gruan e Gentian Sharrës, i akuzuar nga SPAK për disa grabitje me armë me Talo Çelën, i hetuar në Itali për trafik droge dhe në Shqipëri për heqje të paligjshme të lirisë, plagosje e lehtë me dashje dhe korrupsion zgjedhor.

Dy tendera të tjerë për furnizim me ushqime, Elgert Laskaj i ka marrë i vetëm në 2022, pak para goditjes së bandës së Talo Çelës nga SPAK, gjithashtu nga nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, asokohe drejtimin e Endri Mullai, i besuar i ish ministrit Çuçi. Tenderat janë në vlerë rreth 1.7 milionë euro. Që të tre tenderat janë me flamuj të kuq korrupsioni, ku janë përjashtuar kompanitë e tjera nga gara, ndërsa fondi limit është sa oferta fituese.

Një linjë tjetër klienteliste, kuzhinieri Elgert Laskaj e ka konsoliduar me Drejtorinë e Konvikteve dhe Shkollave të Mesme në Tiranë, duke paracaktuar tenderë pa garë dhe duke ndarë fitimet. Një tjetër tender të dyshimtë, Elgert Laskaj e ka marrë nga Bashkia Kukës kur drejtohej nga Safet Gjici, në burg për korrupsion. Dy tenderë të tjerë i ka marrë nga Bashkia Përmet me firmën e Alma Hoxhës.

Tenderin e fundit e ka marrë në korrik të këtij viti. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi, për Spitalin psikiatrik “DR. Sadik Dinci”, Elbasan” me fond limit 4.7 milionë euro. Ky prokurim është zhvilluar nga Operatori i Blerjeve te Përqendruara sh.a, që ka si administratore Arlinda Pogajn.

Krahas tenderave miliona euro dhe me natyrë korruptive për kompanitë me dosje korrupsioni të Lulzim Qefalisë dhe ‘çerrint’ Ledion Sinani, Arlinda Pogaj ka firmosur një tender me vlerë 4 milionë euro edhe për trafikantin e drogës Nazif Bajrami. Pogaj po firmos tendera edhe për Lefter Lamajn, një personazh i dënuar me 11 vite burg për aktivitet kriminal në Itali, i cili qëndron pas kompanisë Dejvis shpk (me nipt K31420012M, me objekt në fushën e lavaderisë, kompani të cilën e ka kaluar në emrin në emrin e bashkëshortes së tij pa letra, Kristinka Leka. /PRAPASKENA

Previous Post

Drejtori i Policisë urdhër: Sot të shlyhen pagesat e prapambetura për policët

Next Post

Ekskluzive/ Publikohet për herë të parë foto e Parashqevi Simakut. Ja si dukej rrugëve të New York si e pastrehë

Next Post
Ekskluzive/ Publikohet për herë të parë foto e Parashqevi Simakut. Ja si dukej rrugëve të New York si e pastrehë

Ekskluzive/ Publikohet për herë të parë foto e Parashqevi Simakut. Ja si dukej rrugëve të New York si e pastrehë

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident tragjik në Lezhë–Shkodër, humb jetën një turist i huaj në motor

Aksident tragjik në Lezhë–Shkodër, humb jetën një turist i huaj në motor

July 8, 2025
Gratë e Maznikut dhe Fugës i bëjnë zbor “Taks Forcës”, zaptojnë Pazarin e Ri sa largohen inspektorët

Gratë e Maznikut dhe Fugës i bëjnë zbor “Taks Forcës”, zaptojnë Pazarin e Ri sa largohen inspektorët

July 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al