Saturday, July 25, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dhuna mes të miturve, mbi 20 plagosje me dashje në dy vitet e fundit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dhuna mes të miturve, mbi 20 plagosje me dashje në dy vitet e fundit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë dy viteve të fundit, Policia e Shtetit ka regjistruar mbi 20 raste plagosjesh të qëllimshme të kryera nga të mitur. Të dhënat tregojnë gjithashtu se 55 raste të konflikteve mes nxënësve janë trajtuar nga oficerët e sigurisë në shkolla. Nga ana tjetër, ekspertë të arsimit theksojnë se shkollat në vend nuk japin siguri, pavarësisht premtimeve për të rritur numrin e oficerëve të sigurisë.

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cami pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë ngjalli zemërim të madh në popullatë dhe vuri në pikëpyetje rolin e personave përgjegjës për sigurinë në shkolla. Fenomeni u evidentua edhe nga opozita. Gjatë seancës plenare më 18 nëntor, deputetja demokrate, Ina Zhupa ngriti shqetësimin në lidhje me rolin e oficerëve të sigurisë në shkolla.

“Në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangi sherrin me thika në oborrin e shkollës. Paratë janë, por vetëm propaganda bëhet me sigurinë në shkolla”, deklaroi Zhupa.

Por, sa raste të konflikteve mes nxënësve kanë raportuar oficerët e sigurisë në shkolla?

Faktoje.al iu drejtua me një kërkesë për informacion Policisë së Shtetit, ku e pyetëm në lidhje me rastet e raportuara nga oficerët e sigurisë në shkolla për dhunë apo debate mes nxënësve në periudhën shtator 2023 deri më tani.

Sipas të dhënave të siguruara zyrtarisht, në këtë periudhë kohore janë trajtuar 55 raste të konflikteve mes nxënësve nga oficerët e sigurisë dhe Policia e Shtetit. Gjithashtu, Policia bën të ditur se deri më datë 5 dhjetor janë raportuar mbi 20 raste të plagosjeve me dashje nga të mitur.

“3 raste të plagosjes së rëndë me dashje, 20 raste të plagosjes së lehtë me dashje, 1 rast i plagosjes së lehtë nga pakujdesia, 55 raste të konflikteve që janë trajtuar nga oficerët e sigurisë në shkolla dhe nga punonjësit e Policisë, 8 raste të kanosjes, 1 rast i tentativës për vrasje dhe 1 rast i vrasjes në rrethana cilësuese. Për të gjitha këto raste, shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në prokuroritë përkatëse, sipas kompetencës territoriale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Roli i oficerëve të sigurisë në shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka sqaruar më herët për Faktoje.al se oficeri i sigurisë ka një rol të rëndësishëm për krijimin e një mjedisi të sigurt, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të forta e të qëndrueshme me nxënësit, stafin e shkollës, prindërit dhe komunitetin.

Gjithashtu, ai monitoron mjedisin e shkollës në mënyrë të vazhdueshme, rreth situatave të dyshimta, hyrjes së personave të paautorizuar apo cënimit të pronës së shkollës.

“Punon me shkollat për përmirësimin e nivelit të ndërgjegjësimit për problematika si: përdorimi i drogës, bullizmi, siguria në internet, pasoja e dhunës dhe krimit. Parandalon dhe menaxhon rastet emergjente dhe të dhunës në shkollë. Bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese dhe shërben si ndërlidhës mes Policisë së Shtetit dhe komunitetit, me qëllim parandalimin e veprave kriminale.

Evidenton situatat e parregullta të rendit dhe të sigurisë publike, brenda dhe jashtë perimetrit të shkollës, dhe njofton oficerin e policimit në komunitet, etj”, – sqaron MAS në lidhje me rolin e oficerëve të sigurisë në shkolla.

Mirëpo, ekspertët e arsimit kanë argumentuar se shkollat në vend nuk japin siguri, pavarësisht premtimeve për të rritur numrin e oficerëve të sigurisë.

“Paketa e sigurisë, e trumbetuar, reklamuar dhe nxjerrë në media si një sukses dhe mënyrë parandalimi i konflikteve të adoleshentëve, ka dështuar me suksesin më të plotë. MAS dhe Ministria e Brendshme prezantuan në Komisionin e Edukimit dhe më gjerë kërkesën për të rritur numrin e oficerëve të sigurisë dhe sot ja ku jemi. Shkollat nuk japin siguri brenda dhe jashtë saj, sa kohë nxënësit shkojnë të armatosur dhe gati të zgjidhin konflikte përmes armëve dhe jo përmes arsyes”, argumenton eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti./ Faktoje.al

Previous Post

Kapet me pistoletë e drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Next Post

Kapet me pistoletë dhe drogë në hotel, arrestohet shqiptari në Itali

Next Post
Kapet me pistoletë dhe drogë në hotel, arrestohet shqiptari në Itali

Kapet me pistoletë dhe drogë në hotel, arrestohet shqiptari në Itali

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

July 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

July 24, 2026
Rama e dhunoi dhe e talli, shqiptarët dhurojnë 150 mijë $ për nënë Filen dhe djalin e saj

Rama e dhunoi dhe e talli, shqiptarët dhurojnë 150 mijë $ për nënë Filen dhe djalin e saj

July 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al