Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Gjykata e Berlinit vendosi se të dhënat nga Sky dhe Encrochat nuk vlejnë si provë, Manjani: Edhe Italia i ka rrëzuar

Editor by Editor
December 26, 2024
in POLITIKE
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Ylli Manjani, i cili ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese përdorimin e përgjimeve nga aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat si prova në çështjen gjyqësore ndaj klientit të tij, biznesmenit Pëllumb Gjoka, shkruan se Gjykata e Berlinit në Gjermani ka vendosur se të dhënat e marra nga Sky e Encrochat nuk vlejnë në gjykatë.

Manjani shton se të dhënat policore nuk janë të dhëna gjyqësore.

“Si nuk del dikush në Gjermani ti thotë gjyqtarit “ke marrë lekë”, ose “po dëmton drejtësinë”!!! Le pastaj ti thotë “ka thënë ambasada amerikane”!!!! Gjykata e Berlinit ka thënë që me të dhënat e përftuara nga Sky dhe enchrochat, nuk shkohet në gjykatë sepse me to nuk provon asgjë!  Vendimin e plotë, do ta marrim së shpejti. Por njoftimi është i qartë.  Nuk janë prova gjyqësore të dhënat policore. Punkt!

E gjithë jurispridenca në Europë po reagon në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe mbi ato të Strasburg. Meqë SpAK na kërkoi vendime nga Europa, jo për gjë..

Duan më vendime?! Nejse, presim gjykatën tonë! Do shkojmë me Europën apo do ecim në rrugë të pashkelura, si dikur…?! Kjo është çështja.” – shkruan Manjani në Facebook.

Edhe Italia nuk i ka pranuar si provë këto përgjime, sipas Avokatit Manjani.  “Në lidhje me entuziazmin, gati frenetik (në fakt duket si lajm i sponsorizuar) që Italia pranon përgjimet e SKY ECC si provë, për shkak të njohurive që kemi krijuar për këtë çështje duhet të kuptojmë se:

1. Vendimi i një kolegji të Gjykatës së Kasacionit në Itali, thjesht ka zbardhur një vendim të marrë më parë. Pra, nuk është vendim i marrë këto ditë. Është ZBARDHJE E ARYETUAR e vendimit të shpallur më parë.

2. Vendimi për çështjen në fjalë është marrë përpara se të dilte interpretimi i Gjykatës së Strasburg e cila, pas Gjykatës së Luxemburgut i vuri kapak debatit janë dokumenta apo të dhëna të marra nga përgjimet, duke sqaruar se ato quhen PËRGJIME.

Pra Gjykata e Kasacionit të Itali për këtë vendim nuk ka patur mundësinë të reflektonte vendimin e GJEDNJ. Thjesht ka vijuar me gjuhën e argumenteve të momentit kur e ka marrë dhe shpallur vendimin.

Në fakt ku kolegj ka hyrë në debat të brendshëm edhe me vendime të tjera të vetë Gjykatës së Kasacionit në Itali, ku më parë ishte pranuar që kemi të bëjmë me përgjime dhe jo me dokumenta. Por kjo është çështje e brendshme e rrymave në gjykatën Italiane….

4. Duhet të kuptojmë se tashmë ka dy periudha që përcaktojnë praktikën e përdorimit gjyqsor (sepse përdorimi policor nuk ka përse të lidhet me këtë) të të dhënave të marra nga përgjimet e SKY ECC;

Periudha para vendimit të GJED, ku gjykatat në Europë lejuan përdorimin e tyre megjithse me sforco dhe, Periudha post GJED, ky po vijon rrefuzimi masiv i përdorimit gjyqsor të përgjimeve masive.

E përsëris flasim për përdorimin Gjyqsor si provë, sepse si të dhëna për hetime ato përdoren pa marrë leje nga gjykata.

Ndaj nuk shoh ndonjë arsye për entuziazëm nga sponsorët e lajmit, gjithsesi të vonuar, nga Italia…

Nuk po futem këtu fare në arsyetimin tjetër të përdorimit ose jo si prova të vetme gjyqsore. Sepse aty ne jemi totalisht defiçitar krahasuar me praktikën Italiane”.

Përgjimet e marra nga aplikacionet Sky e Encrochat kanë ccuar në arrestimin e dhjetëra personave në Shqipëri në operacionet e drejtuara nga SPAK.

Gjykata Kushtetuese pritet të marrë nën shqyrtim një prej çështjeve më të ndjeshme dhe problematike të viteve të fundit në Shqipëri, nëse përgjimet e ardhura nga Sky ECC dhe EncroChat përbëjnë një provë për të dënuar personat që i përdorin ato ose jo.

Kjo çështje është duke u gjykuar ose ka marrë vendim në pjesën më të madhe të vendeve europiane dhe është çështje botërore. Vetëm në njërën prej këtyre dy platformave, 20 mijë përdorues janë nga Shqipëria dhe gjuha shqipe ishte e dyta më e përdorura pas anglishtes.

Previous Post

Veliaj mbaron kafen e mëngjesit dhe drekën me kolegët e SPAK. Ju premton se do kthehet sërish

Next Post

Reagojnë kolegët e SPAK pas kafes së djeshme/ Veliaj i ngec në fyt, spo dinë më nga i shkojnë sytë

Next Post
Reagojnë kolegët e SPAK pas kafes së djeshme/ Veliaj i ngec në fyt, spo dinë më nga i shkojnë sytë

Reagojnë kolegët e SPAK pas kafes së djeshme/ Veliaj i ngec në fyt, spo dinë më nga i shkojnë sytë

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Humbi në zgjedhjet e 11 Majit, Dashamir Shehi dorëhiqet drejtimi i ‘Djathtas për Zhvillim’

Humbi në zgjedhjet e 11 Majit, Dashamir Shehi dorëhiqet drejtimi i ‘Djathtas për Zhvillim’

May 21, 2025
Operacioni me 52 urdhër arreste/ Zbardhen disa nga emrat, mes tyre edhe ish-sekretari i Këshillit Bashkiak Durrës

Operacioni me 52 urdhër arreste/ Zbardhen disa nga emrat, mes tyre edhe ish-sekretari i Këshillit Bashkiak Durrës

May 21, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al