Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin: Martesa me Edin më shkaktoi 3 dorëheqje

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin: Martesa me Edin më shkaktoi 3 dorëheqje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Linda Rama ka rrëfyer detaje nga njohja e saj me kryeministrin e vendit. Ajo tha se për herë të parë ata janë takuar në vitin 2002, në kohën kur Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. 8 vite më vonë, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

“Ne kemi bërë një dalje të gjatë në një emision televiziv, jemi shpjeguar dhe unë aty jam prezantuar në fakt si bashkëshortja e Edi Ramës. Ne jemi martuar në vitin 2010, unë jam njohur me Edin në vitin 2002, në kuadrin e bërjes së një raporti për zhvillimin njerëzor, që është një nga publikimet më dinjitoze dhe arsyeja ka qenë sepse tema e raprotit ka qenë për decentralizimin dhe meqënëse Tirana po shkonte me shpejtësi drejt thellimit të këtij procesi, u ftua nga grupi i ekspertëve, unë aty e kam takuar për herë të parë.”

Megjithatë, ajo tregon se martesa me kryeministrin Edi Rama i “kushtoi” 3 dorëheqje.“Në vitin 2010, atë javën e martesës me Edin, më shkaktoi 3 dorëheqje që i kam dhënë pa m’i kërkuar njeri, jo se kishte ndonjë problem etik, por sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë.

Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros.

Nga bordi ka pasur rezistencë të fortë që të mos pranonin dorëheqjen time, sepse e kishin të pamundur të pranonin që pozicioni i Edit në atë kohë të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time që kishte ardhur si rezultat i kontributeve dhe meritave që kisha. Jam ndjerë shumë mirë sepse aty kam kuptuar shkallën e maturisë së atyre njerëzve dhe insistimin për të mos krijuar precedent që pastaj mund të rezononin si arsye tek të tjerët”, deklaroi Linda Rama.

Previous Post

Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në -6 gradë celsius

Next Post

HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Next Post
HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al