Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nadir Çausholli mashtron sërish/ Pas “CFO Pharma”, APP përjashton nga tenderat edhe “Green Line”

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nadir Çausholli mashtron sërish/ Pas “CFO Pharma”, APP përjashton nga tenderat edhe “Green Line”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Prokurorimit Publik (APP) ka ndaluar kompaninë “Green Line” të Nadir Çaushollit të marrë pjesë në tendera për 6 muaj, pasi “ka keqinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.

Kjo është goditja e dytë ndaj shoqërive të biznesmenit Çaushollit brenda pak muajve.

Në Korrik të vitit 2024, kompania bazë e tij, “CFO Pharma” u përjashtua po me 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, edhe në atë rast për “keqinformim për qëllime kualifikimi”.

Në gusht të këtij viti, kompania shtetërore e naftës, “Albpetrol” sha, shpall tenderin me objekt “Shërbim për transportin e punonjësve të Shoqërisë (QPN Gorisht + V.B. CakranMollaj)” me fond limit 12.974.917 lekë të reja.

Sipas dokumentave të konsultuar nga “Boldnews.al” rezulton se në këtë procedurë kanë marrë pjesë kompania “Green Line” në pronësi të Çaushollit dhe një shoqëri tjetër.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i skualifikon të dy pjesëmarrësit në garë, për mosplotësim kriteresh.

Sipas dokumentave zyrtare, kompania “Green Line” u përjashtua bazuar në nenin 76 të ligjit “Për prokurimet publike”, i cili parashikon ndër të tjera se skualifikohet nga procedura tenderuese “operatori ekonomik ka në cilësinë e … drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak…. persona të cilët janë /kanë qenë në këtë cilësi në një operator ekonomik të përjashtuar nga e drejta për të përfituar fonde publike, me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë kohës që ky vendim është në fuqi”.

“Albpetrol” konstatoi se ortaku i shoqërisë pjesëmarrëse në tenderin e saj, “Green Line”, Nadir Çausholli, ishte njëkohësisht edhe ortak i “CFO Pharma”, e cila në të njëjtën kohë ishte e përjashtuar nga pjesëmarrja në tendera me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP).

Shoqëria “Green Line” nuk ishte dakord me vendim e “Albpetrol-it” për skualifikimin nga tenderi dhe ankohet pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Me vendimin nr. 1422/2024, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranojë ankimin e “Green Line” për skualifikimin nga tenderi.Në vendimin e lexuar nga “Boldnews.al” thuhet se autoriteti publik “Albpetrol” ka zbatuar me korrektësi kërkesat e ligjit të Prokurimeve Publike për përjashtimin e “Green Line” nga konkurimi.

Gjithashtu, KPP konstaton se “Green Line”, në dokumentat e dorëzuar pranë këtij institucioni, nuk ka plotësuar saktë formularin, në të cilin kërkohet nga kompanitë ankimuese të vetëdeklarohen se aksionerët apo ortakët e saj nuk kanë të njëjtën cilësi në shoqëri të tjera që janë përjashtuar nga tenderat.

Sipas KPP-së, “ditën e paraqitjes së ankesës pranë autoritetit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, aksioneri z. Nadir Çausholli, rezulton të jetë aksioner i vetëm edhe tek operatori ekonomik “CFO Pharme” shpk, operator ky i përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike”.

Bazuar në këtë situatë, KPP, krahas refuzimit të ankimit, “i propozon Agjencisë së Prokurimit Publik të nisë hetimin administrativ në lidhje me deklarimin e rremë në formularin përmbledhës të vetëdeklarimit të paraqitur nga operatori ekonomik ‘Green Line’”.

Bazuar në këtë propozim, APP kreu verifikimin administrativ dhe, me vendimin nr. 118, dt.18.12.2024, vendosi “përjashtimin e operatorit ‘Green Line’ nga e drejta për të fituar kontrata publike për 6 muaj”.

Nga ilaçet tek autobusëtKompania “Green Line” zotëron, ndër të tjera, linjën e autobusëve të Unazës kryesore në Tiranë.

“Boldneës.al” ka raportuar më herët për transaksionet, mbi të cilat “Green Line” kaloi në pronësi të ‘CFO Pharma” e më tej të Nadir Çaushollit.

Në fund të vitit 2021, kompania “CFO Pharma” bleu për 100 mijë euro aksionet e shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës së autobusëve urbanë të Kasharit.

Pronarët e kompanisë së mëparshme kishin vështirësi financiare, duke akumuluar një borxh prej rreth 2 milionë euro.

Çausholli bleu kompaninë e linjës së autobusëve për 100 mijë euro, ndërkohë që mori përsipër edhe shlyerjen e borxhit 2 milionë euro që “Gerard-A” u kishte bankave të nivelit të dytë.

Në vitin 2020, kur ishte dorëzuar Bilanci Tregtar, kompania “CFO Pharma” rezultonte me një fitim prej 3 milionë euro.

Nadir Çausholli vendosi të shpenzojë pjesën më të madhe të fitimit për blerjen e kompanisë së autobusëve e, bashkë me të, edhe licensën për linjën urbane të Kasharit.

Transferimi i licensës është bërë në heshtje të plotë, ndërkohë që nuk rezulton asnjë akt i bërë publik nga Bashkia e Tiranës për të vendosur zhvendosjen e të drejtës për shërbim urban nga “Gerard-A” tek “CFO Pharma”.

Por, po ashtu, nuk ekziston asnjë lloj akti i publikuar nga Bashkia e Tiranës, që të dëshmojë se Nadir Çausholli dhe “CFO Pharma” e tij kanë fituar licensën për të operuar në linjën e autobusëve urbanë të Unazës së kryeqytetit.

Në Shtator të vitit 2021, kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi t’i hiqte licensën e kësaj linje kompanisë që e kishte mbajtur prej shumë vitesh, “Ferlut”, në pronësi të biznesmenit Ferdinand Ibrahimi.

Veliaj u deklarua në atë kohë shumë i pezmatuar me shërbimin e transportit urban në Unazë dhe mori vendimin për shkëputjen e raporteve financiare ndërmjet institucionit dhe sipërmarrësit Ibrahimi.

Kryebashkiaku i Tiranës u premtoi banorëve të kryeqytetit një shërbim më cilësor dhe vetëm një muaj më pas, prezantoi një flotë me autobusë hibridë, ekologjikë, të cilët, sipas Veliajt, do të mbanin një qytet më të pastër.

Veliaj nuk përmendi emrin e asnjë personi dhe të asnjë kompanie që kishte marrë licensën për të operuar në Unazë.

Por, në aktivitetin e prezantimit të flotës së autobusëve hibridë, mediat fiksuan Nadir Çaushollin, i cili qëndronte disi në hije dhe në periferi të objektivëve mediatikë e propagandistikë.

Në shtator të vitit 2022, kompania “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit, vendos t’ia dhurojë aksionet personit Nadir Çausholli.

Prej asaj kohe, “Green Line” zotërohet 100 përqind nga Çausholli.

Aksidentet e autobusëve të “Green Line”Flota e autobusëve të kompanisë “Green Line” është përfshirë në aksidente, në disa raste edhe me natyrë ‘spektakolare, të cilat, fatmirësisht, kanë kaluar pa pasoja të rënda për qytetarët.

Në Shkurt të vitit 2022, një autobus i “Green Line” del nga rruga pranë zonës së quajtur ‘Pallatet Agimi” dhe përfundon në skarpatet e lumit Lanë.

Mbrëmjen e 5 shkurtit 2022, rreth orës 20:10, autobusi i linjës së Unazës në Tiranë u përplas me një mjet dhe nga devijimi të dy përfunduan në Lanë.

Nga aksidenti mbetën të plagosur 5 persona, ndonëse për fat morën lëndime jo serioze që të gjithë, duke shmangur kështu një ngjarje të rëndë.

Një vit më pas, në Shkurt 2023, një autobus i “Green Line” është protagonist në një aksident masiv në zonën pranë Parkut “Rinia” në kryeqytet.

Autobusi përplas njëkohësisht 10 automjete, duke lënë disa të plagosur.

Previous Post

“Pasojat që ka lënë Covid-19 në shëndetin mendor të brezit nga 3 deri në 23 vjeç”

Next Post

FOTO/ Ja faktet që gjendja e Parashqevisë dihej prej vitesh, pse askush nuk e ndihmoji më parë?!

Next Post
FOTO/ Ja faktet që gjendja e Parashqevisë dihej prej vitesh, pse askush nuk e ndihmoji më parë?!

FOTO/ Ja faktet që gjendja e Parashqevisë dihej prej vitesh, pse askush nuk e ndihmoji më parë?!

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al