Saturday, May 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ushqimet për foshnjat/ Muçollari: Produkte të ndaluara në vende të BE-së po futen në Shqipëri

Editor by Editor
December 21, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Ushqimet për foshnjat/ Muçollari: Produkte të ndaluara në vende të BE-së po futen në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, denoncoi një tjetër skandal në fushën e sigurisë ushqimore, teksa tha se produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri.

Sipas tij, AKU i jep alarmet me vonesa nga 14 ditë në 1 muaj.

DEKLARATA E PLOTË

Me gjithë shqetësimet e ngritura, me gjithë denoncimet, nuk ka përmirësim në sigurinë ushqimore, që është një nga elementet më të rëndësishme në jetën tonë. Është tronditëse që ditët e fundit ngarkesa të medha me mandarina prodhim i yni, janë kthyer mbrapsht nga disa vende të BE duke nisur nga Kroacia, për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve, të dëmshme për jetën. Kjo ndodh sepse fermerin tonë askush nuk e asiston, nuk e monitoron, nuk e ndihmon. AKU nuk ekziston.

Ato mandarina me përmbajtje të këtyre elementeve tē rrezikshme me siguri që janë në tregun tonë dhe po konsumohen edhe tani që flasim. Pse? Sepse AKU, Ministrja e Bujqësisë dhe qeveria nuk bëjnë detyrën.

Plehrat kimike dhe pesticidet qe ju ofrohen fermerëve nuk kontrollohen për përmbajtjen reale te tyre. Nuk janë të paktat rastet kur fermerët kane zbatuar protokollet ne mënyrë rigoroze por me pas produktet i janë kthyer ne kufijtë e BE se.

Institucionet Shqiptare nuk ekzistojnë.

Sot do t’i referohemi një tjetër rasti, i cili ka të bëjë me kremin e orizit biologjik, ushqim për foshnja.

Një produkt importi ky i futur në tregjet tona.

Italia ka konstatuar përmbajtje arseniku, dhe e quan shumë shqetësues si rast. Me 3 dhjetor, ata kanë dhënë alertin. E tregon kjo fotoja këtu. Kanë njoftuar mbi këtë rrezik. Çfarë bën AKU?

AKU reagon pas dy javësh. Agjencia jonë, u thotë konsumatorëve dhe qytetarëve të bëjnë kujdes, 14 ditë pas marrjes së alertit.

Pra produkti ka pasur kohën e mjaftueshme për fat të keq për të qarkulluar në çdo dyqan, për t’u blerë dhe për t’u konsumuar.

Ndërkohë kemi të tjera raste të cilat lidhen me përmbajtjen e dioksidit të sulfurit në kanellë si dhe prani të kadiumit ne spinaq të importuar.

Të dyja rastet janë raportuar nga BE në tetor të këtij viti ndërsa AKU i ka raportuar 1 muaj me vonesë.

Pra produktet kanë pasur kohën e mjaftueshme prap për fatin e keq për të qarkulluar në çdo dyqan, për t’u blerë dhe për t’u konsumuar.

Kush mban përgjegjësi për këto raste?

Ndërkohë ne nuk dimë asnjë masë të marrë, asnjë ndryshim, asnjë reflektim nga ana e qeverisë, e Ministres së Bujqësisë që e ka në varësi direkte këtë sektor, pas shumë dëshmive që ne dhe mediat kemi sjellë gjatë këtij viti për dështimin e AKU.

Këto janë jo vetëm mospërmbushje e detyrës, por dhe më keq, shkelje të rënda. Janë abuzim, shpërdorim detyre që duhet të ndiqen penalisht e përgjegjësit të dalin para ligjit.

Siguria ushqimore është po aq e rëndësishme sa siguria kombëtare.

Partia Demokratike do të hartojë një platformë e do të angazhohet me gjithë burimet e saj që siguria ushqimore të mos mungojë në Shqipëri. Do të bëjmë gjithçka që të ketë siguri ushqimore për fëmijët tanë, për prindërit tanë, dhe për çdo qytetar.

Previous Post

Shqiptarët braktisin Ballën në Itali, Berisha ndan videon: Nderim bashkatdhetarëve

Next Post

Grafite me simbolin serb shfaqen në veri të Mitrovicës, nisin hetimet

Next Post
Grafite me simbolin serb shfaqen në veri të Mitrovicës, nisin hetimet

Grafite me simbolin serb shfaqen në veri të Mitrovicës, nisin hetimet

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”
AKTUALITET

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

by Editor
March 19, 2025
0

Faqja e njohur Lolita i ka kushtuar vëmendje ditën e sotme çiftit të njohur Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, të...

Read moreDetails
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

May 9, 2025
Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al