Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Komisioni hetimor për Portin e Durrësit/ Berisha: Rama u takua me grupet kriminale në Dubai për këtë çështje

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Komisioni hetimor për Portin e Durrësit/ Berisha: Rama u takua me grupet kriminale në Dubai për këtë çështje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga mbledhja e grupit, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Rama është takuar në Dubai me eksponentë të grupeve kriminale, me në fokus, investimin e tyre në Durrës.

Berisha u shpreh se Porti i Durrësit është një nga aferat më të mëdha jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë Evropën.

Berisha: Komisioni hetimor për Portin e Durrësit është i një rëndësie jashtëzakonisht të madhe. Ky kuadër, këto vendime për Portin e Durrësit përbëjnë aktualisht aktin më madhor të korrupsionit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe Europë.

E vështirë të gjesh një aferë multi-miliardëshe siç është kjo, ku toka dhe uji që merren mund të kushtojnë mbi 2 miliardë, ku ndërtimet 12.600 apartamente me 6 hotele luksoze, pishina, etj, që të gjitha pasuri e grupeve kriminale të Dubait, me të cilat, siç dëshmoi gazetari investigativ Artan Hoxha, Edi Rama ka bërë takim të veçantë gjatë vizitës së tij në Dubai me temë investimet e tyre në Durrës.

Mos harroni se vetëm Franc Çopja, sipas dosjeve Metamorfoza, njëri prej tyre është ky, nga Elbasani, thuhet se ka transferuar në bankat e Europës 3 miliardë euro. E them këtë për të kuptuar sa e pakufishme është paraja e tyre.

Pra, Edi Rama u zotua se do bënte amnistinë, dhe pasi BE dhe SHBA i nxorën kartonin e kuq, ky u tërhoq nga amnistia dhe bëri pastaj takimin e fshehtë në Dubai me zotimin se ata do ndërtojnë parajsën e tij dhe të Alabarit në Durrës. Kjo është e vërteta.

Cila është ana tjetër?

Ju duhet të rikujtoni se ky zotëri, në fillim fare kur paraqiti një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara që nuk kishte lidhje me portin, në mënyrë të përsëritur deklaroi se shqiptarët nuk shpenzojnë një qindarkë se porti i ri do ndërtohet nga privati.

Tani porti i ri u kushton shqiptarëve 1 miliardë e 2 ose 300 milionë euro. Dhe nuk e ndërton privati. Dhe hapi 460 milionë euro tender, i rriste pensionet 50-60 përqind.

Pra, tenderi i dështoi. Prisni, duhet të jemi vigjilentë, syçelë, i dështoi apo e dështuan, se çfarë bëjnë këta, i dështojnë tenderat, dhe këtë praktikë ndjek edhe Dumani mes të tjerash, mjeshtër i dështimit të tenderave.

Previous Post

U tha se do të largohej nga Shqipëria pas ndarjes nga Romeo, por Heidi i rikthehet sërish televizonit

Next Post

Pas letrës drejtuar ambasadës së SHBA, flet babai i Martin Canit: Nuk janë marrë masa, asnjë dorëheqje

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al