Lirimi i kreut të demokratëve Sali Berisha ka marrë jehonë edhe në mediat e huaja.
Televizioni italian RAI3 ka dhënë lajmin e lirimit të kyedemokratit. Emisioni investigativ “Report” ka transmetuar vendimin e Gjykatës së Posaçme.
“Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është liruar.
Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013, është liruar.
Lideri politik i opozitës shqiptare u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor 2023 me akuzën e korrupsionit pasiv në favor të dhëndrit të tij.
Pavarësisht masës kufizuese e cila edhe në Shqipëri me ligj ndalon çdo komunikim me botën e jashtme, Berisha në prillin e kaluar pranoi sërish të intervistohej nga Report për të shpjeguar qëndrimin e tij për marrëveshjen e arritur mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët”, thuhet në postim.
GJKKO hoqi masën e arrestit shtëpiak ndaj Berishës. Kryedemokrati ka njoftuar konferencë për shtyp në orën 13:30.