Deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj ka njoftuar se janë liruar 21 protestues nga Lezha dhe Shkodra, të cilët u ndaluan mbrëmjen e djeshme.
Në Facebook, Metaliaj shkruan se protestuesit ishin shoqëruar në komisariatin nr.6. Metaliaj shprehet se protesta e tubimi janë një e drejtë kushtetuese dhe se ndalimi i tyre ishte i paligjshëm.
“Sapo u liruan 21 protestuesit nga Lezha dhe Shkodra që u ndaluan dhe u shoqëruan në Komisariatin nr. 6 . Ndalim i paligjshëm, dhe antikushtetues në shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore!
Protesta dhe tubimi është një e drejtë kushtetuese e pamohueshme që garantohet dhe mbrohet nga legjislacioni shqiptar! Ne nuk ndalemi! Është radha jonë”, shkruan Metaliaj.