Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar ditën e sotme nga masa e sigurisë “Arrest shtëpiak”.
Me vendim të trupës gjykuese, ndaj Sali Berishës nuk ka asnjë masë tjetër sigurie.
“Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë. Nga sot Sali Berisha është i lirë. Ndaj tij nuk ka asnjë masë tjetër sigurie”, tha avokati Genc Gjokutaj.