Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit, gazetarja: Autori i dytë është djali i një hetuesi të BKH

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Vrasja e Martin Canit, gazetarja: Autori i dytë është djali i një hetuesi të BKH
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Anila Jole ka treguar një detaj nga ngjarja e rëndë, vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli”.

Në një postim në Facebook, Jole ka treguar se pse policia po e fsheh të vërtetën. Gazetarja shkruan se autori i dytë për të cilin policia nuk flet, është djali i një hetuesit të BKH. Ky i fundit, sipas saj, po bën gjithçka që djali i tij t’i shpëtojë burgut.

Jole shkruan se hetuesi i cili paguhet për të bërë drejtësi, po fsheh të vërtetën për të shpëtuar të birin nga ndëshkimi.

POSTIMI:

PSE FSHIHET E VERTETA E VRASJES SE MARTINIT?

Vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani ishte një kob për të gjithë, por me kobshme po bëhet ajo nga përpjekjet e paturpshme për ta mbuluar. Prokuroria, policia dhe fatkeqësisht edhe disa media po bëjnë çështë e mundur të mbrojnë një version të cunguar të vrasjes, atë që publiku mësoi që ditën e ngjarjes.

Por tashmë për çdo mendje të kthjellët e të drejtë ka disa fakte që vërtetojnë se në vrasjen e Martinit kanë qenë pjesëmarrës të paktën 2 persona.

– Këtë e dëshmon shoku i Martinit që po kurohet në spital. Ai thotë se është qëlluar nga 2 persona me 2 thika të ndryshme dhe provë për policinë janë plagët që ka në trup. Një ekspertizë e thjeshtë mund të vërtetojë dëshminë e tij, por një rezultat i saj ende nuk ka dalë.

– Po ashtu thika e gjetur pranë ATSH nuk është e njëjta me atë që reklamonte vrasësi 14 vjeçar në Tik Tok.

– Vrasësit janë larguar nga vendngjarja me një makinë (të cilën nuk mund ta drejtojë një 14 vjeçar). Pra autori i vrasjes, gjithësesi nuk është vetëm ai që është arrestuar.

Këto janë disa elementë që dalin nga aq sa është bërë publike dhe nuk do shumë mend për të kuptuar se diçka e madhe po fshihet.

Shumë gazetarë e dinë dhe e kanë thënë se personi që po mbahet i fshehur është djali i një hetuesi të BKH, por shumë gazetarë të tjerë edhe pse e dine, bëjnë emisione për të devijuar të vërtetën. Hetuesi i BKH që paguhet për të bërë drejtësi, po bën ç’është e mundur të shpëtojë të birin nga ndëshkimi i merituar. Kaq i madh është presioni i tij, saqë edhe vetë 14 vjeçari i arrestuar nuk e tregon emrin e bashkëpunëtorit, ndërsa policia për çudinë e madhe nuk gjen asnjë provë që të vërtetojë këto dëshmi. Asnjë kamera nuk e paska filmuar autorin e dytë, edhe pse i plagosuri thotë që ai qëllonte se bashku me atë që tashmë është arrestuar. Por përse disa ditë më parë policia nxitoi të bëjë njoftim ku siguronte opinionin se në vrasje nuk ka marrë pjesë një person i dytë veç të arrestuarit?

Unë besoj se sado përpjekje të bëhen, e vërteta do dalë, sepse shpresoj që kanë mbetur në këtë vend 2 njerëz të ndershëm që iu dhemb dhimbja e prindërve të Martinit dhe e ndiejnë detyrim t’i thonë publikut të tronditur se krimi do ndëshkohet.

Jam e bindur se nëse askush nuk do bëjë drejtësi për Martinin, do të jetë Zoti gjykatësi më i drejtë.

Nuk mund të flesh i qetë me gjakun e një fëmije në duar!

Previous Post

Mjeku nuk jep ekspertizën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit

Next Post

Masakra e Dobraçit, arrestohet autori i grabitjes së mjetit të atentatit

Next Post
Masakra e Dobraçit, arrestohet autori i grabitjes së mjetit të atentatit

Masakra e Dobraçit, arrestohet autori i grabitjes së mjetit të atentatit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al