Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Elektriçisti Fatmir Velaj ambasador në Vjenë, organizon ‘dasëm’ me këngë serbe për Ditën e Alfabetit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Elektriçisti Fatmir Velaj ambasador në Vjenë, organizon ‘dasëm’ me këngë serbe për Ditën e Alfabetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëntë vite më parë, qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi të shfuqizojë kufirin prej 20% të kandidatëve që mund t’i rekrutonte jashtë sistemit të karrierës diplomatike, nga radhët e ‘personaliteteve të shquara’ në fusha të tilla si marrëdhëniet ndërkombëtare apo ekonomia, kultura apo shkenca.

Në praktikë, heqja e këtij kufiri u hapi rrugën e karrierës diplomatike disa prej funksionarëve të Partisë Socialiste, shokëve të Ramës dhe personazheve butaforikë, pra emërimeve klienteliste, një lëvizje kjo që sipas ekspertëve të politikës së jashtme e ka dëmtuar rëndë diplomacinë.

Shërbimi i jashtëm i Shqipërisë përbëhet nga ministria, misionet diplomatike dhe postet konsullore, të cilat sipas ligjit, zbatojnë politikën e jashtme të vendit në përputhje me interesat kombëtare. Por, kjo ekziston vetëm në letër.

Në realitet, ky ndryshim ka përçudnuar shërbimin e jashtëm, duke katapultuar ambasadorë turlifarë personazhesh gagarelë dhe adoleshentë të vonuar, të cilët kanë degraduar shërbimin diplomatik.

Në korrik të vitit 2023, Presidenti Bajram Begaj, dekretoi ish elektriçistin në Vlorë, Fatmir Velaj, ambasador në Austri. Fatmiri, të cilit i përlqen t’a thërrasin në versionin modern Fate, edhe pse në Vlorë e thërrisnin Pele, ishte propozuar nga Edi Rama, ku më pas konfirmimi i paligjshëm nga Kuvendi dhe Presidenca, ishte thjeshtë një formalitet.

Ishte i paligjshëm jo për shkak të katapultimit nga jashtë shërbimit diplomatik, por sepse Fatmir Velaj është shtetas austriak dhe Konventa e Vjenës e ndalon dekretimin e një ambasadori në të njëjtin vend ku është shtetas.

Në ‘përmbushje të misionit diplomatik’ në Vjenë, Fatmir Velaj, i cili nuk ka një diplomë të rregullt të arsimit të lartë, ka organizuar me shokët e tij një aktivitet në formë dasme, (e ngjashme me dasmën në Kaninë me para publike), me rastin e Ditës Mbarëkombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Disa nga të pranishmit janë befasuar kur dëgjuan në sfond tinguj të një kënge serbe, shenjë kjo ndoshta e transformimit të Fatmir Velajt nga elektriçist në Vlorë në Fate globalistin me këpucë të kuqe.

Degradimi i përfaqësisë diplomatike të Shqipërisë në Vjenë nuk është i rastësishëm.

Në vitin 2014, si rrallëherë, Komisioni i Plagjiaturave në Universitetin e Vienës u mblodh dhe mori në shqyrtim punimin e temës së masterit të Fatmir Velajt, pasi e kishte kopjuar nga Wikipedia, ndërkohë që kryeministri Edi Rama e kishte emëruar Faten këshilltar të tij për diplomacinë dhe kulturën.

Lajmin e konfirmoi vetë Rama me anë të një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

“Para dy vitesh Presidenti i Parlamentit Europian nderoi me çmimin prestigjioz të Qytetarit Europian një shqiptar, të cilit çmimi i posaçëm i Parlamentit Europian iu dorëzua për merita të veçanta në forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e mëtejshëm të vendeve në Bashkimin Europian, si edhe ndihmesën e dhënë në nxitjen e mirëkuptimit mes qytetarëve të vendeve të ndryshme të Europës përmes bashkëpunimit pa kufij. I ikur si shumë të tjerë nga Shqipëria në kërkim të Tokes së Premtuar, ky shqiptar emigrant nga Vlora bëri me jetën e tij prej endacaku ëndërrimtar nëpër Europë, një histori suksesi mes artit, kulturës e politikës”, shkruante Rama.

Një vit më herët, në prill 2013, Fatmir Velaj u kthye në dëshmitar i një incidenti mes kreut të PS, Edi Rama, Egin Ceka, djali i Neritan Cekës në Vjenë, gjatë një takimi me diplomatë të huajë dhe shqiptarë, ku Rama, në atë kohë në opozitë, shprehu kritika për shprehur kritika për gjendjen në të cilën ndodhej Shqipëria dhe diplomacia. Takimi besohet se u organizuar nga Velaj. Pati pretendime se Rama i tërhoqi veshin Cekës. Historia mori një rrjedhë edhe më groteske në Tiranë, pasi Sali Berisha, në atë kohë ende kryeministër, urdhëroi të vetët të ngrinin një komision hetimor, i cili u quajt Komisioni i Veshit, përfundimi i të cilit ishte si përfundimi i rreth 40 komisioneve të tjera hetimore.

Rama e përfshiu Fatmirin në zonën e sigurisë në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Në vitin 2018, Fatmir Velaj, tashmë si deputet organizoi në Kaninë një dasmëm të improvizuar banale të Skënderbeut me Donikën. Kjo ngjarje i kushtoi 25 milionë lekë buxhetit të shtetit. Ndërkaq, pati kritika të shumta ndaj Velajt, sa i përket cilësisë së kësaj dasme të improvizuar, e cila ishte shumë larg dasmave të ngjashme që organizohen në vende të tjera të botës, si një formë për të jetuar periudhën e lashtë. Si për rastësi, dasma u organizua më datë 24 prill 2018, datë të cilën ish deputeti i PS-së, e kishte propozuar në Kuvend, që të shpallej si ‘Dita Kombëtare e Shkuljes së Veshit’.

Në qershor 2019, gazeta gjermane “Bild” publikoi publikuar disa përgjime për dosjen e famshme184. Në këto përgjime dëgjoheshin zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasnin me njëri-tjetrin pas votimeve, shpreheshin të kënaqur për rezultatin e votimeve dhe bënin pazare. Në këto përgjime, shfaqej edhe Fatmir Velaj, i cili përdorte shpesh fjalën që identifikon organin gjenital mashkullor. Pas publikimit të përgjimeve, Fatmir Velaj reagoi, duke konfirmuar komunikimet banale. “…duke lexuar e dëgjuar për “veglën e mrekullirave”, K…., i cili, as duhet çarë e as duhet rruar, nuk di pse këmbët më çuan tek biblioteka dhe dora më kapi librin “Viva la Vagina”. Mirmëngjes”. Velaj u përfol se synonte të kandidonte për kryetar i Bashkisë së Vlorës, por pengesë besohet se ishte Koço Kokëdhima, në atë kohë Beu i Jugut.

Në tetor të vitit 2020, një grup banorësh të Kaninës akuzuan deputetin e Partisë Socialiste, Fatmir Velaj se po tentonte përmes gjykatës që t’u rrëmbente rreth 30 hektarë tokë, por Velaj i kundërshtoi akuzat dhe tha se prona i përket familjes së tij. Gjithsesi, Velaj, pasi u bë deputet, u shfaq për të marrë pronat e pretenduara të familjes së tij.

Karriera plot damka e Fatmir Velajt nuk do të kishte kuptim pa pasurinë e tij të dyshimtë, ku përpos të tjerave, pasi u bë deputet, ka deklaruar rreth 2.5 milionë euro nga shitja e librave dhe katalogëve. Edhe pse u agazhua kur ishte deputet për të marrë pronat e gjyshit, Velaj posedon një pasuri me vlerë disa milionë euro.

Kur Edi Rama e mori si këshilltar, Fatmir Velaj deklaronte një apartament 50 mijë euro në Vlorë, 50 mijë euro kursime si dhe një makinë 20 mijë euro. Velaj u ka vendosur si çmim 1.7 milionë euro 200 pikturave të tij, 60 piktura të artistëve të huaj, të blera dhe të dhuruara, 2 mijë fotografive që ka bërë vetë dhe 300 fotografive artistike të artistëve të huaj, të cilat i ka blerë dhe ia kanë dhuruar. Në vijim deklaron kursime nga bashkëshortja, Klarita Velaj, në vlerën 82 mijë euro.

Në vitin 2017, Fatmir Velaj deklaron se ka fituar 1.2 milionë euro nga shitja e librave të tij në Tiranë, Bukuresht, Bari dhe Kairo. Në vitin 2018, një vit pasi u bë deputet, Fatmir Velaj deklaron 1.25 milionë euro të ardhura si vlerë totale i katalogëve si realizime personale e të artistëve të huaj të realizuar ndër vite dhe e librave të botuara në Tiranë, Bukuresht, Kairo, Bari, Athinë dhe Zagreb.

Fatmir Velaj rezulton se ka përfituar dhjetëra mijëra euro para publike, para vitit 2013, nga bashkitë e drejtuara nga socialistët, për shërbime ende të paqarta.

 

 

Previous Post

Olta Gixhari rrëfen si u njoh me Dor Lushin, trafikantin e drogës në Spanjë me disa emra, konfliktet në Shijak

Next Post

Tenderi korruptiv i Aulona Bylykbashit për bosin e drogës Nazif Bajrami për shkollën “Kostandin Kristoforidhin” në Elbasan, fituesi paracaktuar, nuk plotësoi kriteret dhe mashtroi me zbatimin e kontratës

Next Post
Tenderi korruptiv i Aulona Bylykbashit për bosin e drogës Nazif Bajrami për shkollën “Kostandin Kristoforidhin” në Elbasan, fituesi paracaktuar, nuk plotësoi kriteret dhe mashtroi me zbatimin e kontratës

Tenderi korruptiv i Aulona Bylykbashit për bosin e drogës Nazif Bajrami për shkollën “Kostandin Kristoforidhin” në Elbasan, fituesi paracaktuar, nuk plotësoi kriteret dhe mashtroi me zbatimin e kontratës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

July 22, 2026
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria bie në autostradë

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria bie në autostradë

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al