Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Akuzohet për shpërdorim detyre, lihet në burg ish-kreu i Kadastrës në Durrës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Akuzohet për shpërdorim detyre, lihet në burg ish-kreu i Kadastrës në Durrës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për ish-kryeregjistruesin e pronave Ardian Kona, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Prokurorja e çështjes Mediana Meta pasi arsyetoi arrestimin e tij për shpërdorim detyre në bashkëpunim kërkoi lënien e tij në paraburgim deri në përfundim të hetimeve, ndërsa mbrojtja e tij kërkoi një masë më të butë, atë të detyrim paraqitjes pranë policisë gjyqësore, që nuk u pranua nga gjykata.

Sipas hetimeve, Kona, në bashkëpunim me  juristin e Kadastrës, kushëri i tij, dhe hartografin, ka regjistruar një sipërfaqe prej 12,900 m² në Lalëz pa asnjë dokumentacion ligjor në emër të një 44-vjeçareje me banim në Tiranë.

Toka, e cila më parë kishte statusin ‘shtet’, u përvetësua në kundërshtim të plotë me ligjin për titujt e pronësisë.

Prokuroria thekson se regjistrimi u bë duke abuzuar me një vendim gjykate, ndërkohë që për pasurinë nuk ekziston asnjë Akt i Marrjes në Pronësi të Tokës (AMTP) apo dokumentacion mbështetës në arkivat e ASHK-së. Për këtë tokë, gjykata kishte vendosur më herët, në korrik të këtij viti, sekuestro preventive.

Ndërkohë, tre bashkëpunëtorët e tjerë, juristi, hartografi dhe përfituesja e tokës, janë shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj afere që ka shkaktuar cenim të rëndë mbi pronat shtetërore.

Previous Post

Vrau me thikë Martin Canin, i mituri nuk tregon ku është thika

Next Post

Berisha njofton protestën kombëtare të radhës

Next Post
Berisha njofton protestën kombëtare të radhës

Berisha njofton protestën kombëtare të radhës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

November 6, 2026
Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al