Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ekspozita e piktorit Albi Yzo që lidh Shqipërinë me Zvicrën përmes artit (Video-Foto)

Editor by Editor
in KRYESORE
0
Ekspozita e piktorit Albi Yzo që lidh Shqipërinë me Zvicrën përmes artit (Video-Foto)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Hypo-Crisis” titullohej ekspozita e piktorit Albi Yzo, e cila qëndroi e hapur për artdashësit nga data 2 deri në 10 Nëntor në qytetin St-Maurise të Zvicrës.

Ngjarja artistike pasqyroi 10 vepra të artistit të realizuara përgjatë katër viteve të fundit me teknikën vaj në kanavacë, një nga më të vështirat në artin e pikturës.

Ekspozita paraqiti një takim unik artistik e kulturor dhe një moment të vërtetë shkëmbimi mes kulturave të dy vendeve përmes artit dhe krijimtarisë.

Albi Yzo, duke ndërthurur traditat shqiptare me teknikat bashkëkohore, ofroi një vepër të thellë, të mbushur me emocion dhe reflektim mbi bukurinë njerëzore dhe kujtesën kolektive. Ekspozita shënoi një moment të ndarjes dhe dialogut mes kulturave, që nxjerr në pah lidhjet e forta mes komunitetit shqiptar në Zvicër dhe popullatës vendase.

Eventi çeli siparin të shtunën e 2 nëntorit në prani të përfaqësuesve të autoriteteve komunale dhe kantonale, si dhe personalitete nga bota kulturore dhe komuniteti shqiptar në Zvicër.

Albi Yzo: Vepra ime, dashuri për njerëzoren dhe sublimen

“Vërej se ka një krizë të thellë të artit bashkëkohor dhe të mendimit ontologjik, por sigurisht ka gjithmonë një rrugë drejt së cilës njeriu drejton të ardhmen e tij”, tha piktori Albi Yzo.

Ai shpjegoi se “Hypo-Crisis” është një cikël pikturash që e ka filluar në vitin 2020 dhe finalizuar me çeljen e ekspozitës në St-Maurise, Zvicër.

“Në këto punime kam trajtuar tema të frymëzuara nga jeta e përditshme, mjedisi përreth, arkitektura, ngjarjet socio-politike e kulturore të kohës sonë,  ku nëpërmjet të cilave shpreh disa mendime të miat për një botë më të mirë, për një shoqëri më vigjilente në raport me gjithçka që po ndodh sot”, u shpreh Yzo.

“Mendoj se, nëpërmjet pikturave të mia kam dhënë një këndvështrim ndryshe të së bukurës dhe realitetit duke e jetuar atë me të gjitha mundësitë dhe pamundësitë që ofron… Paralelisht puna e vazhdueshme dhe angazhimi im i përditshëm më jep kënaqësinë të ndërthur rutinën time me dashurinë sublime për artin”, shtoi.

Artisti zbuloi përjetimet e tij në procesin e krijimtarisë duke u shprehur se kur pikturon nuk e mendon as hapësirën dhe as kohën. “Kjo gjë më jep lirinë të krijoj dhe të përkthej në imazhe mendimet e mia”, thotë ai.

Të krijosh në epokën tonë bashkëkohore, sipas artistit, do të thotë të jesh i angazhuar për të përzgjedhur forma të ndryshme të shprehuri duke ruajtur thelbin e vetvetes, në mënyrë që kjo energji të shpërndahet në kohë dhe hapësirën e duhur.

“Art, për mua nënkupton, aftësinë për të prodhuar vepra, të cilat shoqëria do t’i vendosë në shërbim të përmirësimit të saj estetik e kulturor. Në punimet e mia shihet qartë interesimi im për të bukurën, kërkimi im ontologjik për novacionin, heterogjenitetin e pamohueshëm, dashuria për njerëzoren e sublimen. Ekuilibri dhe harmonia midis tyre përbën  atë që mund të jetë karakteri artistik i punës sime”, përfundon ai.

Veprat e ekspozuara, viti i realizimit dhe përmasat e pikturave
Previous Post

Dëshmia e shoferit: Të premten një burrë e qëlloi Martinin me shpullë

Next Post

Kishte konflikte për një borxh – Detaje nga atentati ndaj djalit të ish-gjyqtarit

Next Post
Kishte konflikte për një borxh – Detaje nga atentati ndaj djalit të ish-gjyqtarit

Kishte konflikte për një borxh – Detaje nga atentati ndaj djalit të ish-gjyqtarit

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al