Sunday, September 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN: Veliaj ndryshon 12 drejtorë të bashkisë nga problemet me korrupsionin

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
BIRN: Veliaj ndryshon 12 drejtorë të bashkisë nga problemet me korrupsionin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshimet prekin drejtoritë që menaxhojnë sektorë me rëndësi për kryeqytetin dhe vijnë në një moment kur shumë ish-drejtues apo drejtorë aktualë të kësaj bashkie po përballen me akuza për korrupsion.

Akuzat kryesore për korrupsion lidhen me të ashtuquajturën “Dosja 5D,” e cila çoi në arrestimin e Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, dy drejtues jetëgjatë të bashkisë Tiranë gjatë qeverisjes së kryetarit Erion Veliaj. Ata akuzohen për manipulim tenderësh, korrupsion dhe pastrim parash.

Gjykata e Posaçme vendosi masa sigurie në prill të këtij viti edhe për disa drejtorë të tjerë të bashkisë, të akuzuar për manipulim tenderësh.

Me ndryshimet e reja, duket se kryebashkiaku Veliaj ka riformatuar pothuajse të gjithë ekipin e tij duke ndryshuar drejtimin e 12 drejtorive, pa dhënë një argumentim publik për këtë vendim.

Në krye të Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve do të shkojë Elda Muçi, e cila zëvendëson Elton Kacidhen, i cili po përballet gjithashtu me hetime nga Prokuroria e Posaçme për përfshirjen në dosjen 5D. Në krye të Policisë Bashkiake do të jetë Toni Beni, në Ndërmarrjen e Rrugëve dhe Ndriçimit – Piro Sinjari, në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit – Blerta Dardha, Tirana Parking – Flavio Barçi, në menaxhimin e Qytetit Studenti – Renato Pashollari, ndërsa Kopshti Zoologjik do të drejtohet nga Ervis Rrahmani.

Veliaj ka ndryshuar gjithashtu drejtorët e dy qendrave sociale dhe drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli.”

As zyra e shtypit e Bashkisë dhe as kryebashkiaku Veliaj nuk iu përgjigjën pyetjes së BIRN-it për arsyet e këtyre ndryshimeve deri në publikimin e këtij shkrimi.

Duke marrë shkas nga akuzat e ngritura nga prokuroria për korrupsion ndaj ish-drejtuesve të bashkisë, opozita ka nisur një valë protestash të përjavshme para godinës së bashkisë Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj dhe duke e bërë atë përgjegjës direkt për aferën korruptive “5D.” Reporter.al

Previous Post

“Çmendet” Rezart Veleshnja, ul brekët

Next Post

Apeli dënon me 19 vite burg Vuksanin

Next Post
Apeli dënon me 19 vite burg Vuksanin

Apeli dënon me 19 vite burg Vuksanin

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al