Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Metaliaj: Ndërkombëtarët ishin keqinformuar nga lobimet e Ramës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Metaliaj: Ndërkombëtarët ishin keqinformuar nga lobimet e Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja demokrate, Lindita Metaliaj ka treguar më shumë detaje nga takimi i demokratëve me komisionarët dhe eurodeputetët në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Metaliaj tha se informimi nga ana e deputetëve të PD, në fokus ishte niveli i lartë i korrupsionit në Shqipëri, përfshirë institucionet e saj ligjore.

Sipas saj, asnjë nga ndërkombëtarët nuk ishte në dijeni të asaj se çfarë po ndodh në vendin tonë, apo lidhjet e qeverisë me bandat kriminale.

Metaliaj tha se PD dhe opozita është e vendosur për mosbindje civile, si e vetmja formë dhe mënyrë për të ndalur burgosjet e mëtejshme politike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, përmes qeverisë teknike.

“Ne ishim për të informuar ndërkombëtarët për nivelin e lartë të korrupsionit ku ndodhet Shqipëria, të gjitha institucionet janë të kapura në nivelin më të lartë të korrupsionit. Informuam në lidhje me arrestimet e bujshme për asgjësimin e opozitës, që me liderin e opozitës, Sali Berisha në arrest shtëpie prej 10 muajsh.

Të burgosjes së Salianjit me burg për një denoncim që rezultoi i vërtetë. Arrestimi i bujshëm i ish-presidentit Meta. Vëmendja e ndërkombëtarëve ishte e shtuar. Takimi me McCalister, Oliver Varhelyi, eurodeputetë të tjerë, që kanë takuar përfaqësues të opozitës dhe kanë parë dokumentacionin ulëritës, një skaner i kësaj qeverisje dhe drejtësisë së kapur.

Është për të ardhur keq. Me keqardhje ndërkombëtarët s’kishin fare informacion për atë që thuhet. Përmes lobimeve, Rama ka paraqitur panoramë krejt tjetër. Situatë dramatike. Për një vend aspirant në BE, të eleminohen zgjedhjet e lira e të ndershme, janë habitur. Të asgjësohet Kushtetuta, të mos zbatohen vendimet e saj që janë detyruese.

 Shkel me të dyja këmbët Kushtetutën e vendit. Rama përveç parave të krimit dhe lidhjet me bandat, ai po godet fuqishëm edhe opozitën, duke tentuar ta asgjësojë për të qenë i vetëm në betejën elektorale. Ne thamë që s’tërhiqemi, do ia faktojmë të gjitha lidhjet kriminale dhe problematikën, betejë dhe mosbindje civile. Na ka shpallur luftë e luftë do ketë. Ne nuk do të tërhiqemi sot, sepse shqiptarët kanë shpresë te ne.

Mosbindje civile në emër të qytetarëve që përfaqësojmë. Jemi për të mbrojtur interesin e qytetarëve, ndaj jemi këtu. Mosbindje do të thotë të mos i nënshtrohesh Edi Ramës. Të mos pajtohesh me vendimet korruptive të Ramës, me zullumet e qeverisë. Në emër të qytetarëve t’i përfaqësosh kudo ku ke mundësi. Dhe s’mund të ketë normalitet, sepse ka vajtur aty ku s’ka ku shkon më.

Kërkojmë qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Pamë se si listën e Durrësit e bënin bandat kriminale, kjo është në të gjithë Shqipërinë. Vota e sovranit s’lexohet. Dy duar për një kokë janë, detyra jonë të denoncojmë me emra të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar. Përmes burgosjeve dhe arrestimeve politike pas denoncimeve, është qëllimi i Ramës të na nënshtrojë e të na vërë prangat për këdo që denoncon aferat korruptive. S’mund të pranojmë më, të jemi me kokën ulur, duhet t’i dalim zot vendit tonë. Shqipëria po boshattiset, sepse i ka kapur frika, sepse ose futesh në burg ose të hiqet buka e gojës”, tha Metaliaj për Syri tv.

Previous Post

Shezlonet në vijën bregdetare vetëm për hotelet, rregullorja si do ndahen plazhet në vend

Next Post

Ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë del nga SPAK

Next Post
Ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë del nga SPAK

Ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë del nga SPAK

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat

Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat

June 4, 2026
Dalin detaje nga e shkuara e autorit, kryeplaku: Ishte person problematik në zonë

Dalin detaje nga e shkuara e autorit, kryeplaku: Ishte person problematik në zonë

June 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al