Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Turpi shtetëror i arrestimeve me regji”

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Turpi shtetëror i arrestimeve me regji”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bardh Spahia

Brenda 24 orëve, SPAK-u ka kryer dy arrestime të bujshme, një nga maxhoranca, një nga opozita. Di njeri të më thotë, nëse ka pamje të deputetit Jurgis Çyrbja duke u arrestuar? Do të dështoni të gjithë, sepse pamje të tilla nuk ka. Siç nuk ka për asnjë bashkëpunëtor të Edi Ramës.

Ndërsa për njerëzit e opozitës, kujdesi i Ramës dhe institucioneve të kapura është maksimal për t’u trajtuar pa dinjitet, duke i arrestuar në publik, duke i tërhequr zvarrë, siç ndodhi sot me ish-Presidentin Meta, siç ndodh, në fakt, në çdo diktaturë. Standardet e dyfishta të SPAK-ut në trajtimin e të arrestuarve i shërbejnë vetëm Edi Ramës.

Por sot Rama nuk e mbulon dot më diellin me shoshë. Sot është vërtetuar plotësisht se Prokuroria e Posaçme i arreston njerëzit e politikës me regji për t’i shërbyer Edi Ramës dhe për ta dëmtuar sa më pak atë nga pikëpamja elektorale.

Për aq sa është zbuluar deri tani në media, rasti i Jurgis Çyrbjes është ndoshta më i rëndi në historinë 33 vjeçare të pluralizmit por jo i vetmi pasi tashmë çdokush e di se si dhe kush i zgjedh deputetët e Ramës në çdo qark.

Çdokush e di tashmë që deputetēt apo kryebashkiakët e PS janë përfaqësues dhe vasalë të krimit dhe bandave dhe që të gjithë bashkë janë vasalë të pushtetit të një individi. Bisedat në SKY/ECC tregojnë se krimi i organizuar ka hartuar listat e PS në qarkun e Durrësit, ka caktuar edhe numrin renditës të deputetëve në këtë qark, ku drejtues politik është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Por edhe pa qenë i tillë, sistemi zgjedhor imponon përfshirjen e kryetarit të partisë në hartimin e listave në çdo qark. Bisedat SKY ECC tregojnë edhe se si drejtuesit e qarqeve nuk mund të bëjnë takime elektorale pa miratimin dhe përfshirjen e krimit siç ndodhte në Shkodër por edhe në çdo qytet të Shqipërisë. Pa miratimin e Edi Ramës nuk mund të kalojë asnjë listë, asnjë rënditje.

Kjo do të thotë se Edi Rama është në dijeni të plotë se kush e ka futur Jurgis Çyrbjen në listën e deputetëve dhe kush ka kërkuar që ai të jetë numri 3 në listë. Nuk ka rast më të rëndë se kaq që të faktojë paktin për zgjedhjet mes krimit dhe kryeministrit.

Por kur njerëzit akoma nuk kishin marrë vesh pse u arrestua Jurgis Çyrbja, SPAK-u arrestoi Ilir Metën, që për nga rëndësia politike bën shumë më shumë bujë se një deputet i Edi Ramës.

Tani, askush nuk merret më me arsyen pse u arrestua deputeti i Ramës, nuk flasin për ndikimin e krimit të organizuar tek hartimi i listave të deputetëve të Edi Ramës. A ka shërbim më të madh sesa kaq për Edi Ramën?! Është njësoj sikur ta drejtonte vetë regjinë e SPAK-ut.
#stoplawfareinalbania

Previous Post

Xhixho: Arrestimi i Metës, akt që turpëron Shqipërinë

Next Post

SPAK reagon për arrestimin e Metës

Next Post
SPAK reagon për arrestimin e Metës

SPAK reagon për arrestimin e Metës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Intervista: Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

Intervista: Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

November 3, 2026
Ekskluzive/ Hitaj blen plumba dhe gaz në mes të protestës, kontrata sekrete 600 MLN për Petrit Kasapin

Ekskluzive/ Hitaj blen plumba dhe gaz në mes të protestës, kontrata sekrete 600 MLN për Petrit Kasapin

November 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al