Friday, July 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbardhen bisedat e Martinajt dhe Bajrit në SKY

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Zbardhen bisedat e Martinajt dhe Bajrit në SKY
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm tri ditë pas goditjeve të SPAK ndaj figurave të njohura si Viktor Imeri i Vlorës, Emiljano Shullazi, Indrit Taullau dhe dyshja nga Durrësi, Plaurent Dervishaj e Lulzim Berisha, paniku kishte përfshirë edhe biznesmenët e lojërave të fatit Ervis Martinaj, Pëllumb Gjoka dhe kapon e grupit të Shkodrës, Behar Bajrin.

Bisedat e kapura në aplikacionin “Sky” mes Martinajt dhe Bajrit të zbardhura nga gazetari Elton Qyno, tregojnë shqetësimin e madh që kishin se do të goditeshin nga SPAK.

Ata mblidhnin informacione nga brenda administratës së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, duke mësuar se akuzat kundër tyre ishin çështje kohe.

Në dhjetor të vitit 2020, Ervis Martinaj i shkruan Behar Bajrit duke treguar shqetësimin e tij: “Dun me na fut në burg më duket partia jote…”.

Por Bajri ia kthen duke i nënkuptuar se goditja ndaj Martinajt ishte politike, një veprim për të fituar vota. Martinaj, megjithatë, këmbëngul se nuk ka lidhje me politikën, duke i shkruar: “Po çfarë politikë…! Unë veç pi** po q*…”.

“…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”- i thotë Martinaj, Behar Bajrit.

Por ky i fundit i shkruan se: “…duan me i ra grupit si nuk i du unë (Licët), dhe këto janë për goditje…”.

“…Po mua, kush don me ma fut…?”- pyet Ervis Martinaj Behar Bajrin.

Ndërsa Behari vijon t’i shkruajë: “…po çfarë kapedani jam unë, por më thuaj nji datë kur mi bie…”.

“…Para datës 31 dhjetor ti bie…”-i thotë Martinaj.

Por Behari ia kthen: “…mirë ma kapedan, të paktën Yllin me e len pa gja…”.

Martinaj i kërkon Beharit se: “…kur po del anej…”.

“Ku me dal…”- thotë Behari.

Ndërsa Martinaj i thotë: “…ke vallu jot pra, le Yllin. Atë ditë pata takime, për një problem koti…”.

Por Behari i thotë se Martinaj e ka lënë pas dore duke nënkuptuar se nuk i ka dhënë eurot që i ka kërkuar.

Në 17 dhjetor 2020 Behari i shkruan: “…vëllai jem më ka lanë ma dore…kur ty 25 nuk mi dhe, the shko merja Pllumit…kur ti lypa 300 nuk mi dhe.”.

“…veç ankohesh, po pse shprehesh keq…kur më the për Dorin 500 përgjysëm…”-ia kthen Martinaj.

Ndërsa Behari vijon të shkruajë: “…shokët e mij the nuk të lypin lek, sot ja dhash Yllit 7 mijë euro kapedan…”.

Martinaj: “…Po të thash shumë gabim ka ba që ti ka lyp kapedan. Mua s’më ka thënë gjë, por 20 herë ja kam dhanë…por se ka ditë që s’kam për momentin…”.

Behari: “…kurse Dori, asht dhe armik i joti, po se po dhe i imi…”.

Martinaj: “…unë e vlerësova si armikun tat…(Dorin) për armikun tim, ta mbajë rradhën ai, as nuk e kam në listë hiç. Po dil e rrimë kët fundjavë, a mirë, e bëjmë plane…se dun me na fut në burg më duket partia jote…”.

Po Behar Bajri ia kthen se Dorin e sistemon vetë ai, duke i shkruar se: “…jo ma kapedan, atë sistemoj unë, nuk ke nevojë mu marr ti me të”.

Previous Post

30-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në Itali

Next Post

AKEP mbyll 155 llogari ruse në internet për dezinformimin në Tiranë

Next Post
AKEP mbyll 155 llogari ruse në internet për dezinformimin në Tiranë

AKEP mbyll 155 llogari ruse në internet për dezinformimin në Tiranë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

July 22, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidenti/ Institucioni i Kreshnik Bajraktarit, për një muaj iu dha patenta betonieresh dy egjiptianëve

Aksidenti/ Institucioni i Kreshnik Bajraktarit, për një muaj iu dha patenta betonieresh dy egjiptianëve

July 23, 2026
Skandaloze/ Shefi i Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama arreston gazetarët që raportojnë nga protesta

Skandaloze/ Shefi i Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama arreston gazetarët që raportojnë nga protesta

July 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al