Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta e opozitës, policia: Rrugët do bllokohen prej orës 18:00

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Protesta e opozitës, policia: Rrugët do bllokohen prej orës 18:00
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita ka njoftuar se do të mbajë nesër një protestë kombëtare.

Policia e Tiranës ka dalë që sot me një njoftim për masat e marra prej saj, si dhe ka bërë të ditur rrugët që do të bllokiohen nesër nga ora 18:00 në kyeqytet.

Njoftimi:

Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, është angazhuar plotësisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në qytetin e Tiranës.

Njoftojmë qytetarët se më datë 07.10.2024, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiwanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

 

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

 

Policia e Shtetit respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

 

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë publike e rrugore, në të gjithë territorin e vendit

Tags: bllokimopozitepoliciaprotesterruge
Previous Post

Si parashikohet moti për javën që vjen

Next Post

Berisha kërkon rrëzimin e masave të GJKKO, Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës

Next Post
Berisha kërkon rrëzimin e masave të GJKKO, Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës

Berisha kërkon rrëzimin e masave të GJKKO, Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

October 19, 2026
Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al