Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home JETE

“E vizitojnë njerëz nga çdo cep i botës”-Reportazh/ Rabdishti, fshati i gurtë që po tërheq vëmendjen e turistëve.

admin by admin
September 19, 2024
in JETE
0
“E vizitojnë njerëz nga çdo cep i botës”-Reportazh/ Rabdishti, fshati i gurtë që po tërheq vëmendjen e turistëve.
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Leona Xheleshi

Duke udhëtuar nga Peshkopia, të duhet vetëm 10 minuta me makinë për të arritur në fshat, por peisazhi që përshkon gjatë rrugës është mahnitës.

Ndërsa shkel në rrugicat e ngushta të Rabdishtit, më duket sikur jamë duke udhëtuar në kohë. Aty ndjen natyrën dhe përjetonë bukurinë e saj. Fshati, që përballet me erozionin e kohës, qëndron ende krenar mes maleve të larta të Dibrës, një vend ku çdo gurë dhe rrugicë është një kapitull në historinë e lashtë të Shqipërisë. Që nga hyrja në fshat, diçka e qetë dhe e thellë fillon të të pushtojë, çdo hap më afron me një realitet tjetër, një jetë që vazhdon të frymojë përmes, ndonëse larg teknologjisë dhe zhurmës së qyteteve moderne.Që nga vetë emri Rabdisht në gjuhën e vjetër sllave do të thotë “punëtorë”.

Në fshat banojnë rreth 400 banorë, më thotë Ramadan Shahini,kryeplak i zonës Rabdisht një nga banorët e vjetër të Rabdishtit. “Vitet e fundit fshati po rigjallërohet, jetojnë 85 familje,”- më thotë ai ndërsa shikon malet përreth.Qetësia e vendit është e çuditshme, por mikpritja e banorëve më ngrohë dhe më bën të ndjehem sikur jam në shtëpi.

Banorët e Rabdishtit janë të njohur për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe bujarinë që u ofrojnë vizitorëve. Sabri Shahini, i cili ishte ndër të parët që hapi një bujtinë për turistët në fshat, më tregon se si në fillim ishin vetëm vizitorët lokalë, por më pas filluan të vinin njerëz nga e gjithë bota. “Në fillim vinin familje dhe miq, të afërmit e tyre,më vonë turistët filluan të vinin gjithnjë e më shumë, dhe tani fshati është bërë një destinacion për njerëz nga çdo cep i botës”-tregon ai.

Kur arrin në fshat, ndien se ke hyrë në një vend të izoluar, por plot jetë dhe gjallëri. Fshatarët, të cilët janë të përkushtuar për të ruajtur traditat dhe mënyrën e tyre të jetesës, janë të hapur për t’i ndarë këto përvoja me vizitorët.

Aktualisht, në fshatin Rabdisht ndodhen disa bujtina të njohura që mirëpresin turistët. Ndër më të njohurat janë:Bujtina e Sabri Shahinit dhe Shtëpia prej guri e Fitim Golecit. Këto bujtina ruajnë stilin autentik të fshatit me shtëpitë prej guri dhe ofrojnë jo vetëm akomodim, por edhe ushqime tradicionale të përgatitura me produkte lokale. Megjithëse Rabdishti është një destinacion i vogël dhe i qetë, infrastruktura e tij po zhvillohet falë projekteve si ai i “100 fshatrave”, që po promovon zona rurale dhe po përmirëson shërbimet për turistët.

Rabdishti është një fshat i vogël, por me një shpirt të madh.Çdo ditë dhe më shumë ai po bëhet më I frekuntuar. Po kërlojnë shumë njerëz që janë larguar që të kthehen dhe të ndërtojnë bujtina,gjëra sa më shumë turistike.Ai ofron një përvojë unike për çdo vizitor që kërkon të përjetojë bukuritë e Shqipërisë së vjetër.Teksa kaloj shoh akoma fëmijë si më parë duke lozuar në rrugën me gurë. Shohë banor duke punuar në blektori, shohë banorë duke mbledhur misrin. Sa gjë e bukur, akoma si më parë. Çdo shtëpi e ndërtuar me gur, çdo rrugicë e kalldrëmtë dhe çdo peizazh malor janë pjesë e një trashëgimie të pasur që po rigjallërohet përmes turizmit. Ndërsa qëndroj dhe vështroj malin përballë me majat e tij të mbuluara nga re të bardha, ndiej qetësinë dhe fuqinë e këtij vendi të lashtë.

Mes shtëpive që kalojmë në sy bie shkolla 9-vjecare.Rabdishti ka një shkollë për fëmijët deri në klasën e 9-të.Ndërsa shkolla ka qenë një shtyllë e rëndësishme për komunitetin, është e qartë se e ardhmja e Rabdishtit qëndron në turizëm. Bujqësia dhe blegtoria kanë qenë gjithmonë burimi kryesor i jetesës, por kohët kanë ndryshuar, dhe banorët janë duke eksploruar mundësi të reja për të përfituar nga bukuritë natyrore dhe historike të zonës.

Gurët e nxjerrë nga malet përreth janë skalitur me kujdes dhe janë përdorur për të ndërtuar shtëpi, kalldrëme dhe avlli që duket se kanë qëndruar në të njëjtën formë për shekuj me radhë. “Këtu çdo gjë është prej guri,” -më thotë Ramadan Shahini. “Shtëpitë, rrugët, madje dhe avllitë janë të ndërtuara me dorë nga banorët e fshatit. Është diçka që e kemi trashëguar nga të parët tanë.”

Këto shtëpi qëndrojnë si dëshmi të një jetë të thjeshtë, por të qëndrueshme, ku çdo detaj ka një funksion dhe një qëllim. Në pragun e shumë shtëpive shoh lule dhe bimë medicinale të mbledhura nga malet përreth, një traditë që banorët e Rabdishtit e ruajnë me shumë kujdes.

“Ne e kemi përdorur gjithmonë natyrën për të jetuar,”- thotë Sinan Elezi, një tjetër banor i fshatit. “Bimët medicinale që mbledhim nga malet janë të çmuara, dhe ne i përdorim për të trajtuar çdo sëmundje.” Ai më tregon për shpatet përreth ku rriten bimë të rralla që kanë veti shëruese dhe që janë pjesë e traditës së gjatë të mjekësisë popullore të zonës.

Ndërsa lëviz nëpër fshat, nuk mund të mos vërej peizazhin e mahnitshëm që e rrethon Rabdishtin. Male të larta dhe pyje të dendura rrethojnë fshatin nga të gjitha anët, duke e bërë atë një vend të përsosur për ata që kërkojnë aventurë dhe qetësi njëkohësisht. Për ata që janë të interesuar në alpinizëm apo ngjitje në male, Rabdishti ofron shtigje të vështira që të çojnë drejt majave më të larta, ku pamjet janë të jashtëzakonshme. “Ka një kënaqësi të veçantë kur ecën nëpër këto male,”- më thotë Sabri Shahini. “Peisazhet që sheh këtu janë unike. Nuk ka vend tjetër si Rabdishti.”

Aktivitetet turistike në Rabdisht janë të larmishme dhe përfshijnë ngjitje në mal, ecje në shtigjet e lashta, si dhe vizita në zona të veçanta ku rriten bimët medicinale. Shumë turistë që vijnë këtu janë tërhequr jo vetëm nga natyra e egër dhe peizazhet mahnitëse, por edhe nga mundësia për të përjetuar një pjesë të kulturës tradicionale shqiptare. Ndërsa kalon përmes fshatit, mund të ndiesh se si jeta në këtë vend lidhet ngushtë me tokën dhe natyrën përreth.

Rabdishti nuk është thjesht një destinacion për ata që duan të largohen nga zhurma e qytetit, por është një vend ku traditat dhe historia shqiptare vazhdojnë të jetojnë përmes brezave.

Previous Post

Qetësia e verës dhe trajtimet shëruese/ Reportazh: Çfarë ndodhë gjatë muajve korrik-gusht në ‘Llixhat e Peshkopisë’

Next Post

Nga katër orë lodhje tek komoditeti i ‘Rrugës së Arbërit’/ Reportazh: Transformimi i rrugës për në Dibër

Next Post
Nga katër orë lodhje tek komoditeti i ‘Rrugës së Arbërit’/ Reportazh: Transformimi i rrugës për në Dibër

Nga katër orë lodhje tek komoditeti i 'Rrugës së Arbërit'/ Reportazh: Transformimi i rrugës për në Dibër

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

May 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

May 9, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al