Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Protesta e banorëve “zmbraps” Ramaën, do të hapen nyjet e kalimit në aksin Thumanë-Kashar

admin by admin
September 11, 2024
in KRYESORE, POLITIKE
0
Protesta e banorëve “zmbraps” Ramaën, do të hapen nyjet e kalimit në aksin Thumanë-Kashar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Duket se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku janë dorëzuar përballë protestës së banorëve të Krujës, Fushë Krujës dhe Thumanës, duke pranuar kërkesat mëse legjitime për të krijuar akses në rrugën e re Thumanë-Kashar, për rreth 85 mijë banorë.

Sabah Sheta, një prej banorëve të Krujës, si dhe organizator i protestave përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se pas një takimi që kanë patur ditën e sotme me Belinda Ballukun, kjo e fundit iu ka pranuar kërkesat për të krijuar nyje lidhëse në këtë aks.

Ai shkruan më tej se kjo nuk është lëmoshë dhe dhuratë për ata, por është një e drejtë e mohuar nga ekzekutivi, por tashmë e fituar dhe pse me vonesë.

Pavarësisht se në projektin fillestar ishin parashikuar nyjet lidhëse mes aksit të ri dhe rrugës së vjetër, në zbatim këto nyje nuk ishin respektuar çka ka detyruar banorët e zonës të protestojnë.

Postimi i plotë:

E drejta vonon, por triumfon. Qeveria tërhiqet, krutanët do të ketë hyrje dhe dalje në aksin e rruges Thumanë-Kashar

Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. E tillë u kthye fal bashkërezistencës me vëllezërit të mi nga Kruja, Fushë -Kruja Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana. Pas një takimi që patëm si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me zv.kryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku prej saj në emër të qeverisë u pranua kërkesa jonë e drejtë dhe legjitime për të patur akses në rrugën Thumanë-Kashar. U bë e mundur që qeveria shqiptare të tërhiqet nga izolimi që i bënë mijëra bizneseve dhe 85 mijë banorëve të Krujës.

Motra dhe vëllezër krutanë! Kjo nuk është lëmoshë dhe dhuratë për ne. Është një e drejtë e mohuar nga ekzekutivi, por tashmë e fituar dhe pse me vonesë, por që ishin protestat tona sistematike, rezistenca jonë, premtimi që i bëmë njëri-tjetrin për të mos bërë asnjë hap pas, ajo që na mundësoi uljen në tavolinë sot me znj.Balluku, prej së cilës morëm premtimin që qytetarëve të Bashkisë Krujë do tu kthehet ajo që kishin; akesin (hyrje dhe dalje) në rrugën e re Thumanë-Kashar.

Veç falënderimit për secilin që na jeni bashkuar në çdo protestë, kam një mirënjohje për atë çfarë bëtë duke lënë punët tuaja të përditshme për të iu bashkuar kësaj kauze.

Të nderuar vëllezër! Pa ju nuk do ta kishim të mundur të korrnim këtë fitore. NE e kishim bërë të qartë që nuk do të tërhiqeshim, ata e dëgjuan me zë dhe figurë, e panë përmes akteve tona, ndaj sot ishte ministrja e Transporteve Balluku që “vrau” indiferencën duke i kushtuar vëmendje këtij problemi që për në shkaktonte kosto sociale dhe ekonomike sepse Kruja është dhe një zonë turistike dhe historike.

Duke vlerësuar premtimin dhe vendimin e Ministrisë së Transporteve për t’u tërhequr nga qëndrimi fillestar dhe kokëfortë i tyre dhe dhënien e zgjidhjes, duke iu dhënë qytetarëve të Krujës mundësinë të hynë dhe dalin në aksin e rrugës Thumanë-Kashar, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta përshëndesim këtë qëndrim dhe pse të vonuar, por ndërkohë do ta monitorojmë zbatimin e tij.

Vëllezër edhe njëherë FALEMINDERIT dhe MIRËNJOHJE për secilin! BASHKË ia DOLËM!

Previous Post

Akuzohen se mashtruan mijëra shqiptarë, MCA e Final kërkojnë licensën në gjykatë

Next Post

Vllaznia i shkakton humbjen e parë sezonale Egnatias, Teuta i jep leksion Skënderbeut në Korçë

Next Post
Vllaznia i shkakton humbjen e parë sezonale Egnatias, Teuta i jep leksion Skënderbeut në Korçë

Vllaznia i shkakton humbjen e parë sezonale Egnatias, Teuta i jep leksion Skënderbeut në Korçë

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al