Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

zbuloi “skemën” që ngriti Ajola për pastrimin e parave/ Kërcënohet me jetë gazetari holandez

Editor by Editor
in KRYESORE
0
zbuloi “skemën” që ngriti Ajola për pastrimin e parave/ Kërcënohet me jetë gazetari holandez
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari hollandez, Vincent Van Gerven ka bërë një denoncim të fortë për kërcënim fizik dhe verbal (nga njerëz të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës) që i është bërë atij pas shkrimit investigues ku dëshmohet “pastrimi i parave” përmes inceneratorëve dhe aferave të tjera të dyshimta të Bashkisë së Tiranës që udhëhiqet nga Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për kërcënimet që vijnë nga Dritant Zenelin, një artist i ri dhe Drejtori i Fondacionit Harabel në Tiranë, i cili ka kërcënuar gazetarin holandez, Vincent Van Gerven, gjatë një aktiviteti artistik (ekspozitë) në Tiranë, ku ky i fundit po merrte pjesë.

Driant Zeneli kërcënon publikisht me një gjuhë intimiduese e vulgare gazetarin dhe i shoqëruar me një tjetër krijuese servile të pushtetit, Adela Demetja, dhe dy sipërmarrës “të fortë” të ndërtimit, E.Gjebrea dhe R.Nika, ka shkuar të përballet fizikisht me Vincentin në një aktivitet pranë Galerisë Zeta në Tiranë. Me gjuhë agresive dhe tentativë dhune, Vincenti është sulmuar publikisht, situatë që u bë e mundur të qetësohej me ndërhyrjen e të pranishmëve në aktivitet.

Pas zbulimit të këtij skandali, për të cilin u vu në lëvizje, edhe pse sikur e ka zënë ‘ngërçi’ edhe SPAK, ku filloi hetimin pasuror ndaj familjes së Veliaj, gjë për të cilin nuk dihet ende se si po shkon si hetim. Mirëpo, edhe pse SPAK rri dyarkryq dhe e zë ‘ngërçi’ kur bëhet fjalë për Erion Veliajn, ky i fundit nuk rri ashtu duke vazhduar presionet ndaj gazetarëve investigativë.

Vincent van Gervein Oei është autori i artikullit të parë mbi aferën e inceneratorëve, për lidhjet me kompani offshore në Holandë etj., qysh në vitin 2017, një kërkim e analizë serioze e botuar në “Exit”.

Të tjera detaje janë denoncuar për skemën “Ajola-H”, e cila ngre dyshime për përdorimin e artit për të pastruar paratë. Autori holandez i artikujve investigivë ka denoncuar prej ditësh lidhjet e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, me kompaninë “Harabel” dhe me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

Menjëherë më pas Vincent van Gervein Oei ka dërguar një letër informimi e sensibilizimi në një sërë organizatash ndërkombëtare dhe ambasadat në vend.

Sot ka pasur një takim me ambasadorin holandez në Tiranë që u shoqërua me një foto e statement të ambasadorit mbi lirinë e medias.

  • Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt pjesë e skemës për pastrimin e parave me ‘Harabel’

Në maj të këtoj viti, gazetari hollandez, Vincent W.J. van Gerven Oei, ka denoncuar lidhjet e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, me kompaninë “Harabel” dhe me kompaninë e inceneratorëve të Tiranës.

Skema “Ajola-H”, ngrinte dyshime për përdorimin e artit për pastrimin e parav nga familja Veliaj, gjë për të cilën sot kjo familje është në hetim pasuror nga SPAK.

Gazetari holandez, Vincent W.J. van Gerven Oei, publikoi një artikull investigativ, ku tregonte përfshirjen e bashkëshortes së Veliajt në skema të tilla.

Shkrimi fillimisht u botia në “ Mekanizmi Shqiptar ” me titull: Si pastrohen paratë përmes artit dhe koncesioneve të menaxhimit të mbetjeve?!

“Harabel” është një fondacion jofitimprurës që “përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor” i themeluar në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa, një juriste e specializuar në ligjin e energjisë, e cila është gjithashtu bashkëshortja e Veliajt. Harabel nisi menjëherë pas themelimit të saj një seri projektesh të profilit të lartë të artit, me artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Adrian Paci dhe Sislej Xhafa të financimit dhe hapësirës, dhe duke pasur parasysh se as Zeneli, asokohe emigrant, as Xoxa nuk ishin të rrënjosura fort në atë skenë, ngritja meteorike e Harabelit ishte e jashtëzakonshme.

Në uebsajtin aktual të Harabel, Xoxa e liston veten si ‘bashkëthemeluese’ dhe ‘drejtoreshë kreative’. Ajo është gjithashtu themeluese e Galerisë NAAN dhe Galerisë GurGur, ku ‘Harabel’ ka organizuar ekspozita. Adresa zyrtare e ‘Harabel’ në Sky Toëer, në zemër të zonës së shtrenjtë të ??Bllokut të Tiranës, ndodhet në të njëjtin pallat me kompaninë ‘The Partners’ të Ajola Xoxës.

Ish-drejtori i programit të Harabel dhe koordinatori ligjor, Xhoi Skënderasi, mbante një vend në bordin e kompanisë botuese të Xoxës, Botimet Enciklopedike.

Pra, ‘Harabel’ lidhej pazgjidhshmërisht me interesat e bashkëshortes së Erion Veliajt.

Por si financohet kjo organizatë jofitimprurëse? Dhe si e ka aksesin ajo në parcelat kryesore për projektet e saj të artit publik?”, shkruante gazetari holandez në artikullin tij.

Previous Post

I paralajmëruar që prej Marsit, hije skandali në zgjedhjen e kreut të ri të Gardës

Next Post

Spektakël në Pragë, Shqipëria mund Ukrainën, e nis me tre pikë në Ligën e Kombeve

Next Post
Spektakël në Pragë, Shqipëria mund Ukrainën, e nis me tre pikë në Ligën e Kombeve

Spektakël në Pragë, Shqipëria mund Ukrainën, e nis me tre pikë në Ligën e Kombeve

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

October 19, 2026
Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al