Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti: Krimi shqiptar, hov të ri në Gjermani

Fusha kryesore e veprimit të shqiptarëve në krimin e organizuar është trafikimi i lëndëve narkotike, thuhet në raportin e Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA).

Editor by Editor
September 6, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE
0
Raporti: Krimi shqiptar, hov të ri në Gjermani
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesëmarrja e shqiptarëve në krimin e organizuar në Gjermani ka marrë përmasa të reja, duke u theksuar në raportin më të fundit të Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA) për vitin 2023. Ky raport, i prezantuar të enjten në Berlin, vë në dukje një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve shqiptarë të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale. Sipas të dhënave, numri i shtetasve shqiptarë të dyshuar për krime të organizuara është rritur në 285, nga 254 që ishte në vitin 2022. Përveç shqiptarëve nga Shqipëria, rreth 100 të dyshuar vijnë nga Kosova. Bie në sy se 40% e shqiptarëve të përfshirë në këto aktivitete kriminale janë persona që kanë kërkuar azil në Gjermani dhe kanë përfituar nga sistemi social. Në këtë grup, shqiptarët zënë vendin e dytë, pas shtetasve sirianë.

Më brutalë, më të sofistikuar

Raporti i BKA-së tregon se grupet kriminale shqiptare janë të përfshira gjithnjë e më shumë në tregtinë dhe trafikimin e drogës. Aktiviteti kryesor i këtyre grupeve është trafiku i kokainës dhe produktet e kanabisit. Sipas raportit, në vitin 2023 u zhvilluan 23 procese hetimore për shqiptarët për trafik kokaine dhe 15 për kontrabandë me produkte kanabisi.

Një aspekt tjetër i kriminalitetit të shqiptarëve që del në pah nga ky raport është rritja e dhunës dhe e përdorimit të armëve të zjarrit. Grupet gjithashtu kanë filluar të përdorin teknologji moderne për të anashkaluar autoritetet, përmes komunikimeve të koduara dhe përdorimit të teknologjive të reja, duke e bërë më të vështirë ndjekjen e tyre. Në raport, shqiptarët renditen të dytët pas gjermanëve sa i përket përdorimit të teknologjive të tilla, duke kaluar grupe të tjera si ato turke, serbe dhe italiane.

Nancy Faeser, Ministrja e Brendshme Federale e Gjermanisë, dhe Holger Münch, President i Zyrës Federale të Kriminalistikës gjatë prezantimit të Raportit Vjetor për Krimin e Organizuar në Gjermani në 2023.
Nancy Faeser, Ministrja e Brendshme Federale e Gjermanisë, dhe Holger Münch, President i Zyrës Federale të Kriminalistikës gjatë prezantimit të Raportit Vjetor për Krimin e Organizuar në Gjermani në 2023.Fotografi: Jörg Carstensen/dpa/picture alliance

Trafiku i lëndëve narkotike në qendër të punës së BKA-së

Krimi i organizuar i lidhur me drogën mbetet një prej shqetësimeve kryesore të autoriteteve gjermane. Rreth 40% e proceseve hetimore të krimit të organizuar për vitin 2023 kanë pasur të bënin me tregtinë e paligjshme të lëndëve narkotike, tha Holger Münch, drejtori i BKA-së.

Ministrja gjermane e punëve të brendshme, Nancy Faeser, lavdëroi punën e autoriteteve në zbulimin dhe goditjen e grupeve të krimit të organizuar, duke nënvizuar se rritja e numrit të rasteve të zbuluara tregon për suksesin e organeve hetimore. Faeser theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar, duke marrë si shembull pozitiv edhe krijimin së fundmi të një aleance të re të porteve..

Si Davidi kundër Goliathit

Raporti i BKA-së për 2023 tregon një nivel të lartë të vazhdueshëm të krimit të organizuar në Gjermani, me një numër gjithnjë e më të madh hetimesh dhe të dyshuarish, si dhe dëme ekonomike në rritje të shkaktuara nga këto aktivitete kriminale.

Përfaqësuesit e sindikatave të policisë gjermane ankohen se lufta mes organeve policore dhe krimit të organizuar nuk është në të njëjtin nivel. Sipas tyre, organet policore gjermane dhe Europol-it u mungojnë kompetenca të rëndësishme për të luftuar krimin e organizuar në mënyrë efektive. Për shembull, për të kryer hetime në shtete të tjera, kërkohet leja e autoriteteve të atyre vendeve, çka paraqet një problem të madh në vende ku niveli i korrupsionit është i lartë.

Zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, Alexander Poitz, theksoi se duhet intensifikuar bashkëpunimi ndërkombëtar policor për të përballuar kërcënimin në rritje të grupeve kriminale, sidomos në fusha si trafikimi i drogës dhe krimi kibernetik. “Krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më brutal, dhe përplasjet midis grupeve kriminale po përfshijnë gjithnjë e më shumë armë zjarri dhe eksplozivë, duke u kthyer në një kërcënim të drejtpërdrejtë edhe për personat e pafajshëm”, tha Poitz.

/DW/

Tags: gjermanishqiptareshqiptare ne Gjermani
Previous Post

Paratë në një dorë! Si “Soft & Solution” ‘pushtoi’ AKSHI-n

Next Post

Akt-ekspertiza e vrasjes së Egli Progës në Pogradec: Dëmtime të shumta në trupin e viktimës

Next Post
Akt-ekspertiza e vrasjes së Egli Progës në Pogradec: Dëmtime të shumta në trupin e viktimës

Akt-ekspertiza e vrasjes së Egli Progës në Pogradec: Dëmtime të shumta në trupin e viktimës

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zotkaj i Poliçanit i jep pa garë 184 hektarë ish-drejtorit të Alpetrolit për të vendosur panele diellore – Dokumentat

Zotkaj i Poliçanit i jep pa garë 184 hektarë ish-drejtorit të Alpetrolit për të vendosur panele diellore – Dokumentat

June 7, 2025
Greva, nga nesër mbyllen të gjitha pikat kufitare me Greqinë

Kapet drogë në formë çokollatë në Kapshticë, operacioni në vijim

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al