Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kujdes mos të bën kollare”, Talo Çela paralajmëron ish-gruan për bashkëjetuesin: Çdo gjë kaloje në emër të vajzës

admin by admin
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Kujdes mos të bën kollare”, Talo Çela paralajmëron ish-gruan për bashkëjetuesin: Çdo gjë kaloje në emër të vajzës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në nje bisedë mes Talo Çelës dhe ish-gruas së tij, Matilda Hoxholli zbulohet se shumë investime janë kryer në sektorin imobiliar me të ardhura të siguruara nga vetë Çela. Ai gjithashtu pralajmëron ish-bashkëshorten e tij për bashëjetuesin e saj duke i thënë të ketë kujdes se mos “i bën kollare” duke nënkuptuar kështu se mund tja punojë pas krahëve. Ndaj për këtë arsye çdo gjë duhet të kalojë në emrin e vajzës të cilës i kishte ndërruar edhe atësinë më parë nga “Talo” në  “Korab”, një person ky që pas shumë verifikimeve rezultoi se nuk ekzistonte.

Gjithashtu, gruaja e tij Matilda Hoxholli ka rezultuar se ka pasur në banesë të fshehura rreth 100 mijë euro, të cilat janë dhuruar në vitin 2020 nga Talo Çela dhe më pas kjo sasi monetare është groposur në një fshat të Gjirokastrës sipas gazetarit Elton Qyno për Ora News.

Në 9 korrik 2020, Matilda Hoxholli bisedon me Talo Çelën, të cilin e informon duke i thënë se do të shkojë në Gjirokastër për të groposur lekët që ka në shtëpinë e saj në Tiranë.

Sipas bisedës vlerat monetare Matilda Hoxholli do t’i groposi te shtëpia e nënës së saj që ndodhet në Njësinë Administrative “Cepo”, Gjirokastër.

Përmbajtja e disa prej mesazheve që Matilda Hoxholli i dërgon Talo Çelës është si më poshtë vijon:

“…Unë nesër po bëj letrat e “bencit”, se mbarojnë në fundjavë dhe do iki në gjirokastër dy dit se kam ca punë. Po do iki më shumë të çoj lekët t’i gropos në një vend te nëna në fshat se po rri gjithë siklet. Se më duket sikur do vinë nga momenti në moment…”.

Ndërkohë, në 10 korrik 2020 Matilda Hoxholli e informon Talo Çelën se i ka sistemuar lekët.

Përmbajtja e mesazheve që Matilda Hoxholli i dërgon Talos është: “…Gjesi, Mir jam i sistemova ato tani jam në Sarandë te Mira…”.

Në 12 korrik, Matilda bisedon me Talo Çelën nëse mund të blejnë një shtëpi në qytetin e Sarandës dhe ta vendosin në emrin e “Dajos”, shtetasit P.N.

“…të paktën të kemi prona se ato nuk të lenë pa lekë, se ato i groposa unë që më dhe ti…”– i shkruan më tej ajo.

Por në vijim Talo Çela i shkruan gruas se të bëjë kujdes me personin që bashkëjeton ajo se mos i bëjë kollare dhe në të ardhmen çdo gjë duhet të kalojë në emër të vajzës së tij, A.H.

Talo i shkruan si më poshtë: “…pastaj dyqanin e ke në emër të atij që ti jeton se mos të bëjn kollare, mos u bëj kot e besuar dhe aq…Duhet të kalojnë në emër të gocës gjërat…”.

Po ashtu, Matilda Hoxholli ka marrë nga Talo Çela një automjet tip “Range-Rover”, 13 mijë dollarë dhe 10 mijë euro në një rast tjetër me qëllim furnizimin e dyqanit me rroba.

Previous Post

Zyra e Shtypit: Presidenti i Shqipërisë, raporte të ngushta në çdo situatë me Osmanin dhe Kurtin

Next Post

Kalendari i plotë i Champions League/ Përballje të mëdhenjësh që në nisje, Manchester City-Inter dhe Milan-Liverpool

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al