Saturday, September 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet dokumenti/ Opozita mbrojti kompaninë turke pas skandalit me mbetjet e rrezikshme, drejtori i fushatës së Bardhit, Lorenc Hastopalli, administrator i Kurum

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Zbulohet dokumenti/ Opozita mbrojti kompaninë turke pas skandalit me mbetjet e rrezikshme, drejtori i fushatës së Bardhit, Lorenc Hastopalli, administrator i Kurum
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa ditësh kompania turke “Kurum International” është kthyer në “kryefjalën” e lajmeve, pas skandalit me dërgimin e mbetjeve të rrezikshme në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit drejt Tajlandës.

E ndërsa zbuloheshin detaje më shumë që nxirrnin në pah përgjegjësinë e kësaj kompanie në lidhje me mbetjet, opozita fillimisht e ka mbrojtur kompaninë turke përmes ish-kryeministrit Berisha e më pas ka qëndruar “në heshtje” duke mos folur më për këtë skandal.

Por duket se pas heshtjes qëndron një “konflikt interesi” me kompaninë në fjalë. Sipas dokumenteve zyrtare, rezulton se drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli, është administrator i kompanisë “Energy Resources” ose ish “Kurum Energy”, me aktivitet prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.

Sipas ekstraktit të QKB, në vitin 2004 kompania Kurum shton objektin e aktivitetit të Shoqërisë me prodhimin, shpërndarjen, tregtimin e energjisë elektrike dhe më pas shtohet emri i ri tregtar “Kurum Energy”.
Në vitin 2014, emri tregtar nga “KURUM ENERGY SH.A”, ndryshoi në “Energy Resources”, dhe administrator në 2015 emërohet Lorenc Hastopalli.

Ai është riemëruar disa herë dhe së fundmi është shtuar si administrator nga data 10/11/2022 deri në 10/11/2024.
Në vitin 2021, pesë ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Hastopalli si drejtori i fushatës elektorale të Gazment Bardhit, iu drejtua me një mesazh qytetarëve të Elbasanit, ku i ftonte të votonin masivisht për PD.

“Ne do ti fitojmë zgjedhjet në Elbasan. Garancia jonë është rinia e Elbasanit, janë burrat dhe gratë, janë familjarët, janë fermerët, që do të votojë masivisht për numrin në fletën e votimit. Shumica do të votojë për ndryshimin. Elbasani do t’u kthehet qytetarëve, të rinjve, studentëve. Do t’u kthehet elbasanllinjve si qytet i dijes, i kulturës, i vlerave, i harmonisë!”, deklaronte Hastopalli.

Në 2013 qeveria e Sali Berishës mori vendim për shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë “Kurum International” edhe pse kjo ishte kundërshtuar fuqimisht nga ekspertët në atë kohë. Sapo Kurum nisi aktivitetin me tregtimin e energjisë, si administrator u shtua Hastopalli, sot është krahu i djathtë i Gazment Bardhit.

Ky nuk është rasti i parë kur opozita kur është vetë e përfshirë në afera apo skandale, ka zgjedhur të heshttë dhe jo të dalë në mbrojtje të interesit publik.

Previous Post

Ekskluzive/ E ardhmja e Kombëtares është e sigurtë, super talenti Noreci pranon ftesën

Next Post

Nga Tom Doshi te Fideli, Koordinatori , Gjushi dhe “peshkaqeni” turk: Prapaskenat me bastet , kush do marrë licencat

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Binaj: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur për Bashkinë Tiranë

Binaj: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur për Bashkinë Tiranë

September 5, 2026
Flakët në Himarë pranë hoteleve, largohen të alarmuar turistët

Flakët në Himarë pranë hoteleve, largohen të alarmuar turistët

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al