Monday, September 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Mësonte rreth armëve në “Youtube”, detaje nga jeta e atentatorit të Trump

Editor by Editor
in Uncategorized
0
Mësonte rreth armëve në “Youtube”, detaje nga jeta e atentatorit të Trump
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Thomas Matthew Crooks, një 20-vjeçar nga Pensilvania perëndimore, është personi që tentoi të vriste ish-presidentin Trump në një aktivitet të fushatës në Butler, Pensilvani, të shtunën.

Crooks qëlloi Trump disa herë nga rreth 130 metra distancë duke e goditur në pjesën e sipërme të veshit të djathtë, ndërsa ish-presidenti po fliste me pjesëmarrësit në tubim përpara Konventës Kombëtare Republikane të javës së ardhshme në Milwaukee.

Pak sekonda pasi ai filloi të qëllonte, snajperët e Shërbimit Sekret e eliminuan 20-vjeçarin.

Ai u gjet me një pushkë sulmi gjysmë automatike dhe kishte veshur një këmishë të kanalit të njohur për armët në “YouTube”, “Demolition Ranch”.

Crooks, 20 vjeç, ishte nga Bethel Park, e cila është një periferi e Pitsburgut rreth një orë në jug nga vendi ku ndodhi përpjekja për vrasje.

Crooks u diplomua në shkollën e mesme Bethel Park në vitin 2022. Ai ishte një nga të paktët studentë të shkollës që fitoi një “çmim yjesh” prej 500 dollarësh nga Iniciativa Kombëtare e Matematikës dhe Shkencës.

Një regjistrim i ceremonisë së tij të diplomimit e shfaq atë duke ecur në skenë i buzëqeshur mes duartrokitjesh dhe duke pozuar shkurtimisht me një zyrtar të shkollës, raportoi New York Times.

Ai ishte regjistruar për të votuar si republikan, sipas një listimi në bazën e të dhënave të votuesve të Pensilvanisë që përputhej me emrin, moshën dhe një adresë të Bethel Park që forcat e rendit po e kërkonin dhe që lidhet me Crooks në të dhënat publike.

Zgjedhjet presidenciale të këtij viti do të ishin të parat në të cilat ai ishte mjaftueshëm i rritur për të votuar.

Të dhënat e Komisionit Federal të Zgjedhjeve tregojnë se një donator i listuar si Thomas Crooks me të njëjtën adresë i dha 15 dollarë një komiteti të veprimit politik të linjës demokratike të quajtur Projekti Progresiv i Pjesëmarrjes në janar të vitit 2021.

Babai i Crooks, Matthew Crooks, i tha CNN-it se ai po përpiqej të kuptonte “çfarë dreqin po ndodh”, por do të priste “derisa të fliste me forcat e rendit” përpara se të fliste për djalin e tij.

Previous Post

U vra gjatë sulmit ndaj Trump, reagon motra e 50-vjeçarit: Ishte hero, mbrojti vajzat e tij

Next Post

Dyshohet një shkëndijë elektrike, shkrumbohet makina në autostradën Vlorë-Levan

Next Post
Dyshohet një shkëndijë elektrike, shkrumbohet makina në autostradën Vlorë-Levan

Dyshohet një shkëndijë elektrike, shkrumbohet makina në autostradën Vlorë-Levan

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al