Monday, November 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alarmi! Mos e konsumoni këtë sallam të importuar nga Italia në marketet tona, ka prani të listerisë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Alarmi! Mos e konsumoni këtë sallam të importuar nga Italia në marketet tona, ka prani të listerisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sistemi i Aarmit të Shpejtë i Komusninit Evropian për produktet ushqimore (RASFF)ka njoftuar se një sasi sallamesh derri me feta e markës “Viaggio nel Gusto”, në paketim 80 gramëshe duhet tërhequr menjëherë nga tregu, pasi konstatuar me prani të Listeria.

Produkti, siç shikoni dhe në foto, është futur në tregun shqiptar nëpërmjet kompanive që importojnë, me numër loti L023414223 dhe afat përdorimi (skadence) 19.08.2024.

Sallami është prodhuar në Milano, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Italisë gjithashtu ka njoftuar tërheqjen e tij nga tregu.

Qendra ALERT, Organizatë për Mbrojtjen e Konsumatorëve e publikon këtë njoftim (Alert) me të dhënat e plota si informacion për publikun, u cili nëse e gjen në dyqane, me të dhënat e mësipërme, nuk duhet ta blejë. Ndërsa ata që mund t’a kenë në kuzhinat e tyre, duhet t’a kthejnë aty ku e kanë marrë.

Megjithëse Listeria konsiderohet mjaft e rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve dhe informimi i tyre duhet të jetë maksimal, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është mjaftuar vetëm në websit-in e tij me një komunikim të thjeshtë, pa asnjë publikim në rrjete sociale apo një komunikim me mediat për interesin e publikut.

“Në vijim të njoftimit të datës: 09/07/2024 i kategorisë ALERT nga Sistemi RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED, njoftohemi lidhur me praninë e Listeria monocitogenes në sallam derri, gjë që përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, ju informojmë si vijon: PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

– Kategoria e produktit: mish dhe nënprodukte mishi

– Emri i produktit në etiketë: Cacciatore a fette dop GR 80

– LOT: L023414233; Datë Skadence: 19/08/2024.”. Kaq thuhet në njoftimin e AKU, pa emrin tregtar apo foto të produktit apo të dhëna shtesë për ecurinë e tërheqjes nga tregu, masat e marra etj.

Megjithatë, Qendra ALERT e ka siguruar foton, si një informacion shtesë për konsumatorët.

Listeria është një lloj bakteri, emri i plotë i të cilit është Listeria monocytogenes dhe shkakton një infeksion që quhet listerioza, nga i cili vdesin qindra mijëra njerëz në vit në të gjithë botën. Listeria nuk është aq i përhapur sa salmonella që është një tjetër virus vdekjeprurës, megjithatë nuk duhet neglizhuar sepse në 25% të rasteve të infeksioneve janë fatale.

Infeksioni në fjalë është më i rrezikshëm tek të rriturit pas një moshe të caktuar, ata me imunitet të dobët dhe veçanërisht gratë shtatzëna sepse mund të nxisë abort. Në rastin e grave shtatzëna, simptomat e infeksionit janë të njëjta me gripin, por bakteri kalon placentën duke shkaktuar deformime të fetusit ose humbje të tij. Ky bakter gjendet kudo rreth nesh, në tokë, ujë dhe shumë produkte ushqimore si ato të mishit, qumështi i shtazëve apo nënprodukteve të tij. Në të shkuarën, ky bakter është përhapur nëpërmjet perimeve të ngrira dhe sallatave të paketuara./Qendra Alert

Previous Post

Murrizi: Berisha të ndryshoje sjellje me ata që ka rreth tij dhe i paraqet si lidera

Next Post

Biseda e Trump me agjentët pas të shtënave: Prisni të…

Next Post
Biseda e Trump me agjentët pas të shtënave: Prisni të…

Biseda e Trump me agjentët pas të shtënave: Prisni të...

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasje zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një person

Përplasje zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një person

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al