Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet origjina parave në financimin e krimit.

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen tre persona në Fier
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Lezhës e akuzon shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia, nën dyshimin, si organizator të vrasjes së Ardian Nikulajt bashkë me skuadrën e vëzhgimit përbërë nga katër britanikë, që të gjithë të arrestuar në Britaninë e Madhe në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

E njëjta prokurori në akt-akuzë thekson se Edmond Haxhia është kushëri i brezit të parë me Elton dhe Klodian Lekstakaj, në konflikt hasmërie me familjen e viktimës Ardian Nikulaj.

Hetimet vijojnë  për të mbërritur tek provat e financuesit të vrasjes. Por disa dokumente zyrtare nga policia e Birminghamit, siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, tregojnë se financuesit e vrasjes në Shëngjin 15 muaj më parë, janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Për disa vite me radhë, ky grup kriminal përfitoi miliona paund, nga përfshirja në prostitucion në një lokal nate striptizmi në një prej rrugëve kryesore të Birminghamit.

Përmasat e përfitimit monetar nga ky grup kriminal, tregohen në këtë dokument të policisë angleze, që tashmë disponohet edhe nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.

“Informacionet tregojnë se prej Janarit 2017, 1.6 milionë sterlina, janë kredituar brenda kësaj kompanie.  Informacionet e kontrolluara na tregojnë se personi ka lidhje me Krimin e Organizuar shqiptar”.

Edmond Haxhia punonte si menaxher në klubin e natës ku ofrohej edhe striptizëm dhe marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës ekstra. Licencën e këtij biznesi e mbante një i afërm i tij shtetas shqiptar, me pasaportë britanike.

Në dosjen e policisë Westmidland Police me 144 faqe, tregohet me detaje se në këtë lokal nate klientëve u spërkateshin pijet me drogë, e më pas nga kartat e tyre bankare u vidheshin mijëra paund.

Në raportin e  policisë të Birminghamit thuhet: I vendosur në rrolin e  supervizorit të  këtij lokali,  në sistemin e licesimit të Këshillit Bashkiak të Birminghamit  është Edmond Haxhia. Krimi më i rëndë raportuar në këtë lokal ka ndodhur në 13 Mars 2017,  ku viktima u drogua dhe 9.000 stërlina iu morën nga karta e kreditit. Një ditë më pas viktima bleu në farmaci,  një test droge nga ku rezultoi se ai ishte nën efektin e Metadonit. Ky ishte një medikament që viktima i tha policisë, se  nuk e merr dhe nuk e ka përdorur asnjëherë në jetën e tij.

Për të njëjtin lokal nate, ku Edmond Haxhia punonte si menaxher,  policia e Birminghamit mbërrin në këtë përfundim.

 “Policia e West-Mindlands ka nisur të mbledh të dhëna të cilat ngrenë shqetësimin  se ky ambient përdoret dhe menaxhohet nga anëtar të një grupi të organizuar kriminal shqiptarë”.

Këto të dhëna të siguruara e publikuar për herë të parë nga Top Channel, tregojnë se paratë e fituara nga aktivitete kriminale në Angli, u vunë në përdorim për të organizuar e finalizuar vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 Prill 2023.

Është caktuar data e dhënies së vendimit nëse Anglia do ta pranojë kërkesën e shtetit shqiptarë, për të ekstraduar  një shqiptarë dhe katër britanikë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Previous Post

LAJM I FUNDIT/Aksident i rëndë në Devoll, raportohet për 5 të plagosur

Next Post

FOTO/ Zbulohen varre të tjera monumentale në qytetin ilir të Amantias

Next Post
FOTO/ Zbulohen varre të tjera monumentale në qytetin ilir të Amantias

FOTO/ Zbulohen varre të tjera monumentale në qytetin ilir të Amantias

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

July 22, 2026
Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al