Monday, September 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Veliaj i dhuron Luan Saraçit tenderin 129 MLN lekë për grason e “ECO Tiranës”

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Veliaj i dhuron Luan Saraçit tenderin 129 MLN lekë për grason e “ECO Tiranës”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Administratorët e ECO Tirana nuk pyesin për ligjin mbi prokurimet, por kryejnë vetëm porositë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Dhe tani që emri i Lali Erit është në dosjet që po shqyrtohen nga SPAK, në këtë shoqëri nxitojnë të harxhojnë çdo lek që kanë në buxhetin e këtij viti.

Këtë herë “ECO Tirana” ka në plan pazare të tjera që nuk kushtojnë pak. Në këtë kuadër është hapur tenderi me objekt “Blerje vajra minerale dhe graso për motorë dhe komponentë mekanik, antifrize”. Prokurimi është shpallur më 22 maj 2024 dhe i janë vënë në dispozicion 129 milionë lekë. Deri më 12 qershor 2024, kur ka qenë afati i fundit i garës, kanë dorëzuar oferta 5 kompani.

Nga këto, ”B & A-02” me vlerë 99 milionë lekë dhe kompania EXIMOIL me vlerë 89 milionë lekë kanë dorëzuar ofertat më të lira. Propozimet e tyre ekonomike nuk janë marrë në konsideratë, sepse “Eco Tirana” i ka skualifikuar nga gara me justifikime të ndryshme. Argumentet lidhen me dorëzimin e mostrave për mallrat që do lëvrohen, apo mungesën e bilancit financiar të vitit 2023. Menjëherë pas tyre janë përjashtuar nga gara edhe dy firmat e tjera, ndërsa kompania TOP-OIL e Luan Saraçit me ofertë të shtrenjtë me vlerë 124 milionë lekë u kualifikua për të marrë kontratën.

Por, çështja është se mbeti e vetme dhe pa konkurrent përballë në këtë fazë. Nën frymën e ligjit mbi prokurimet, për të marrë oferta më të përshtatshme, procedura duhej anuluar.

Për një moment supozojmë se të gjitha argumentet e skualifikimit të kompanive të tjera qëndrojnë. Por kriteret e përdorura duhet të jenë të njëjta edhe për fituesin. Për shembull kompania 4.EXIMOIL, është skualifikuar për arsye se: Nuk ka paraqitur Akt Ekspertizën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar dhe bilancet e vitit 2023.

Nga kontrolli në QKB, del se kompania fituese nuk ka depozituar deri më sot bilancin financiar të vitit 2023. Dokumenti i mëposhtëm tregon këtë mungesë të TOP-OIL.

Marrim një kriter tjetër, “Licencë të kategorisë IV/A”, e cila u është evidentuar si mungesë kompanive të skualifikuara. Në dokumentin e marrë sot nga QKB, nuk ekziston të jetë aktive kjo lloj licence për llogari të TOP-OIL.

Por, si në gjithë bashkinë Tiranë mbizotëron fryma e Lali Erit  e shpërdorimit të parave të buxhetit të shtetit. Prandaj edhe procedurat për këtë tender kanë vazhduar në kushtet e manipulimit dhe kontrata i është bërë dhuratë firmës TOP-OIL.

Sigurisht me këtë aferë, “Eco Tirana” shtoi edhe një tjetër ‘Flamur të Kuq’ në listë, pasi Open Data Albania vlerëson që ka risk për fondin nga korrupsioni.

Previous Post

Berisha: Beqajn e arrestuan se vodhi 125 mijë euro, por e falën për 300 milionë

Next Post

Tmerr në teleferikun në Itali ku gruaja tërhiqet dhe bie për vdekje, e kapur nga kavot

Next Post
Tmerr në teleferikun në Itali ku gruaja tërhiqet dhe bie për vdekje, e kapur nga kavot

Tmerr në teleferikun në Itali ku gruaja tërhiqet dhe bie për vdekje, e kapur nga kavot

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al