Sunday, September 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E akuzoi se kishte foto me vrasësin e policit, Baci regon ndaj Felajt: Tërhiqi shpifjet bajate

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
E akuzoi se kishte foto me vrasësin e policit, Baci regon ndaj Felajt: Tërhiqi shpifjet bajate
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti demokrat, Luan Baçi ka reaguar ndaj disa deklaratave të bërë nga Ermonela Felaj një ditë më parë në seancën parlamentare në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku u vra efektivi i policisë, Novruz Cenalia.

Pas ngjarjes, një foto qarkulloi në rrjetet sociale, ku autori i  krimi, Azgan Mërnica shfaqej me deputetin demokrat Luan Baçi dhe disa persona të tjerë.

Felaj hodhi akuza nga Parlamenti duke thënë se deputetë demokratë nuk janë distancuar nga kjo ngjarje e rëndë. Ndërsa kërkoi nga SPAK që të hetojë grupet e mbrojtjes së votës së PD.

Ndërkohë sot në një reagim, deputeti i PD i quan shpifje deklaratat e bëra nga Felaj dhe i kërkon asaj që t’i tërheqë. Ai thekson se “shfrytëzuan një foto timen të dale me autorin e krimit 3 vjet me pare, kur ai ishte vetem 19 vjec dhe krejt i pafajshem dhe filluan sulmin si skutha dhe ne menyre te paturpshme!”

Reagimi i Baçit:

Ermonela Felaj, zv kryetare e parlamentit,  e pa denje, per kete detyre, e denje vetem per te drejtuar ne menyre arbitrare dhe  me arrogance, ndonje seance parlamentare, qe i le Nikolla!

E shfrytezon karrigen ku ulet dhe butonin qe ka perpara, per tu hakmarre ndaj deputeteve te opozites, duke ju nderprere fjalen,  sa here qe ajo do, por edhe per te mashtruar opinionin publik, per te bere politike edhe ne raste fatkeqesish si ne rastin e vrasjes se punonjesit te policise ne Fier!

Ne seancen e dt 16 Maj, zj Felaj  duke shfrytezuar mungesen time ne disa minuta, na paska deklaruar, se deputet e opozites, nuk qenkan distancuar nga  krimi qe ndodhi ne Fier, per vrasjen e policit dhe nuk kerkuan qe autori te dorezohet!

Dhe pa tjeter “perkthimin” e emrit te  deputetit te opozites, ja ka bere menjehere, media qe eshte ne dispozicion te tyre edhe kur keta genjejne!

Shfrytëzuan një foto timen të dale me autorin e krimit 3 vjet me pare, kur ai ishte vetem 19 vjec dhe krejt i pafajshem dhe filluan sulmin si skutha dhe ne menyre te paturpshme!

Zj genjeshtare, arroganca dhe mendjemadhesia juaj, garancia qe ju jep partia juaj, duke ju punesuar me fare e me fis, ne prokurori, gjykata dhe ne cdo zyre te shtetit, ne menyre abuzive, ju ka erresuar arsyen dhe beni deklarata te pa verteta duke genjyer paturpesisht!

Po ju ve ne dispozicion nje nga prononcimet e mia,  te shumta per kete çeshtje, te dhene ne nja nga mediat afer jush!

Degjojeni me kujdes, beni durim disa minuta dhe terhiqi shpifjet dhe genjeshtrat e tua bajate!

Kerko ndjese, po te ka mbetur nje fije dinjiteti prej zonje!

Previous Post

Ola Xama tregon pasuritë marramendëse të drejtorëve të Veliajt

Next Post

Avokatja e familjes së Enkelejda Danajt: Eduarti e quante vajzën prostitutë

Next Post
Avokatja e familjes së Enkelejda Danajt: Eduarti e quante vajzën prostitutë

Avokatja e familjes së Enkelejda Danajt: Eduarti e quante vajzën prostitutë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al