Saturday, May 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e policit/ Lala: Kam parë pamjet, janë shumë të rënda, e qëllon në kokë, teksa…

Editor by Editor
May 16, 2024
in AKTUALITET
0
Vrasja e policit/ Lala: Kam parë pamjet, janë shumë të rënda, e qëllon në kokë, teksa…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se ka parë pamjet e kamerave të sigurisë të cilat kanë filmuar ngjarjen e rëndë të regjistruar tre ditë më parë në fshatin Baltëz të Fierit ku 23-vjeçari Azgan Mërnica ekzekutoi efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia.

Lala tha në emisionin “Open” se pamjet janë shumë të rënda, dhe në to dallohet autori, Azgan Mernica teksa qëllon pas koke policin Cenalia. Ajo tha se në pamje duket një tentativë e policit për të reaguar me armën e shërbimit, por ka qenë e pamundur pasi është qëlluar pas shpine.

“Në ngjarjet filmike që unë kam parë, janë pamje shumë të rënda, e qëllon me pistoletë në kokë, teksa ishte kthyer me shpinë. Ai tenton të bëjë diçka me pistoletën e shërbimit por nuk arrin se e qëllon në kokë. Familjarë të cilët inkurajojnë një njeri i cili ka bërë një krim të rëndë. Po të shohësh ka një urrejtje ndaj forcave “Shqiponja”, duhet parë pse , çfarë ka ndaj tyre. Mjafton të shikosh, jo për mua që merrem me kriminelë të kësaj natyre, mjafton të shikosh lëvizjet, mënyrën, faktin që familja e inkurajn atë, është trishtuese për këtë vend.”, u shpreh gazetarja Lala.

Gazetarja tha gjithashtu se është një paaftësi e Policisë së Shtetit e cila ngre forcat RENEA dhe nuk arreston dot një 23-vjeçar. Sipas Lalës, ngrihen pikëpyetje se si ai, me vëllain dhe babain të skeduar për vrasje, lëvizte i armatosur në një zonë që kontrollohet nga Policia.

Gazetarja deklaroi se duhet hetuar për të parë komunikimet e Azgan Mërnicës, çfarë tentativash ka pasur për të amnistuar të afërmit e tij dhe a ka pasur ndonjë rol efektivi i Policisë.

“Tregon një dështim të forcave elitë RENEA. Nuk e di se nga është shpërndarë videoja por familjarët gjatë negociatave kërkojnë t’i garantohet jeta. Mënyra se si është tentuar të manipulohet motivi i kësaj ngjarje është e rëndë dhe policia e shtetit ka pasur disa kontradikta. Policia tha se Nevruz Cenalia ishte i veshur me uniformën e policisë por nuk ishte në detyrë.

Pyetja është ku po shkonte? Ka një rregullore se si lëviz. U tentua të trajtohet si një incident i aty për aty. Në pamjet filmike të momentin të vrarë, e qëllon me plumb në kokë. I ndjeri tenton të vërë dorën në pistoletën e shërbimit por ai e qëllon. Është përtej një sherri banal. Si ka mundësi që një 23-vjeçar, babai dhe vëllai të skeduar për vrasje, lëviz i armatosur pranë Spitalit Memorial, një zonë që kontrollohet nga policia. Të gjitha këto më bëjnë të dyshoj se nuk bëhet fjalë për një sherr.

Aty duhet hetuar për të parë komunikimet e Azgan Mërnicës, çfarë tentativash ka pasur për të amnistuar të afërmit e tij dhe a ka pasur ndonjë rol efektivi i policisë. Është paaftësi që policia ngre strukturën elitë të RENEA-s dhe nuk arreston dot një 23-vjeçar. Në mënyrën se si qasemi për ngjarje të tilla, përfundojmë te pamjet Zoti para. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet dhe të firmosë atë burgimin e përjetshëm pa e zgjatur dy herë. Policia kërkon një shkundje totale. Ka një urrejtje ndaj forcave Shqiponja. Si sillen ata? A janë të trajnuar? Kjo tregon një shkërmoqje të strukturave të shtetit”, tha Lala.

Previous Post

“Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm në Durrës”, Lala: Nuk kishte certifikatë sigurie

Next Post

Ola Xama tregon pasuritë marramendëse të drejtorëve të Veliajt

Next Post
Ola Xama tregon pasuritë marramendëse të drejtorëve të Veliajt

Ola Xama tregon pasuritë marramendëse të drejtorëve të Veliajt

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”
AKTUALITET

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

by Editor
March 19, 2025
0

Faqja e njohur Lolita i ka kushtuar vëmendje ditën e sotme çiftit të njohur Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, të...

Read moreDetails
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

May 9, 2025
Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al